• mos ma prek valbonen per web cover
  • N0aJn1476174656
  • dita e tokes1r
  • Untitled 1 
  • UNE DO TE VOTOJ

    …dhe të votosh GJELBËR në zgjedhjet lokale 2015 është thelbësore për CILËSINË E JETËS SIME!

    Me Shume...

Pjesëmarrja e shoqërisë në vendimmarrje

foto CO SEED1Titulli i projektit:       “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“
Kohëzgjatja:              Nëntor 2016 –  Tetor 2018
Vendndodhja:            Shqipëri ( Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Vlorë)
Mbështetur nga:         Bashkimi Evropian, në kuadër të programit të grantit "Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED)", nëpërmjet INCA
                                          Buxheti:                     24,671.75 EUR

Projekti ka për qëllim që të nxisi proces sa më të mirë të pjesëmmarjes në vendimmarje për VNM/VSM-së në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJV-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike. Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projektit ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM. Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin nga 5 qytetet zbatuese të projektit do të identifikohen raste ku mund të ndoqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmamrjen në vendimmarrje. Qendra EDEN e zbaton këtë projekt në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore - FSEW (Berat), organizata me të cilat EDEN ka një bashkëpunim të mëparshëm disa vjeçar.

Perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Europian- Angazhim i qytetarëve dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore

Titulli i projektit:  “Perspektivë drejt integrimit në BE- Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore“
Kohëzgjatja:              Prill 2016 – Qershor 2017
Vendndodhja:            Shqipëri
Mbështetur nga:         Bashkimi Evropian, në kuadër të programit "Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", nëpermjet REC Shqipëri
Buxheti:                     44.000 EUR

Projekti ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e përafrimit të Legjislacionit Horizontal Mjedisor në Shqipëri nëpërmjet rritjes së përgjegjshëmrisë mjedisore dhe llogaridhënies.Projekti përqëndrohet në dhënien e një përparësie më të madhe të zbatueshmërisë së Legjislacionit horizontal mjedisor dhe të përforcohet prania e tij në programin qeveritar të vendit. Gjithashtu synon që të rritet pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe të aktorëve të tjerë gjatë proçesit të politikëbërjes dhe gjatë zbatueshmërisë së legjislacionit horizontal.Projekti monitoron zbatueshmërinë e artikujve që kanë lidhje me informimin dhe konsultimin e publikut dhe të procedurave të VNM-së. Hartimi i raporteve, dokumentave të politikave, vigjilimi, monitormimi, fushatëbërja etj. janë mjetet e nevojshem me të cilat projekti synon për të përmbushur qëllimin e tij dhe për të adresuar parlamentin në përmirësimin një akti ligjor që ndikon në përafrimin e Legjislacionit Horizontal

Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr

Titulli i projektit:  “Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr “
Kohëzgjatja:                        Shkurt - shtator 2016
Vendndodhja:                     Fier
Mbështetur nga:                GGF
Buxheti:                              5000 USD

Projekti ka për qëllim që të mbështesë Njësinë së Qeverisjes Vendore të Roskovecit në dialogun me Bankers, për një të mirë që lidhet me shqetësimet e Komunitetit të prekur, dhe duke mëshuar tek bërja transperente e PWYP rënë dakord mes BERZH dhe Bankers. Përmes projektit synohet të adresohen dhe të transmetohen pritjet që ka komuniteti dhe qeverisja lokale te BANKERS dhe BERZH / IFC, si edhe që institucionet shqiptare të jenë në dijeni të mjeteve të monitorimit dhe mekanizmave të pajtueshmërisë në vend.

 

Një bërthamë aktive organizatash monitoruese në Shqipëri, - një faktor ndikues drejt integrimit Evropian

Titulli i projektit:                 Një bërthamë aktive organizatash monitoruese në Shqipëri, - një faktor ndikues drejt  
                                            integrimit Evropian“

Kohëzgjatja:                        Korrik 2012- janar 2013
Vendndodhja:                      Berat, Shkoder, Elbasan dhe Tiranë.
Mbështetur nga:                  Fondacioni i Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS)
Buxheti:                              9.900 USD

Qëllimi i projektit është të ngrejë një bërthamë organizatash të gatshme të punojnë në drejtim të monitorimit dhe vigjilencës mjedisore e të fuqizojë partneritetin e tyre me organizatat  dhe rrjetet e suksesshme  në rajonin e ballkanit perëndimor si dhe përmirësimi i kapaciteteve dhe njohurive mbi monitorimin dhe vigjilencën mjedisore në radhët e OJF-ve shqiptare.

Partnere dhe Donatore