Edicioni i pestë i festivalit të filmit mjedisor të Shqipërisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian bashkëfinancon këtë aktivitet në kontekstin më të gjerë të mbështetjes për pranimin e Shqipërisë në BE dhe nevojën effa2017për të harmonizuar legjislacionin dhe praktikat e saj me standardet e BE-së; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është pjesë e organizimit të këtij eventi, ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane (URI) organizojnë shfaqjen e filmave në sheshet më karakteristike të Tiranës.


Për të lexuar Katalogun e Filmave, klikoni këtë link: https://goo.gl/Gdfk9Z

Ceremonia e hapjes së EFFA 2017, do të mbahet në Tiranë në ambientin piktoresk të Pazarit të Ri, më 24 tetor 2017, në orën 18:00. Fjala përshëndetëse nga znj. Zana Vokopola, Drejtore Ekzekutive (URI); z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqipëri; z. Xhemal Mato, President i Jurisë. Në vijim do të shfaqet filmi “La grande monnezza – Life by the landfield” (Itali) dhe në mbyllje do të organizohet një koktej.

Programi i EFFA 2017

Dita e hapjes (24 Tetor 2017), 18:00-20:00
Vendodhja: Sheshi i Pazarit të Ri, Tiranë
• Prezantimi i qëllimit të eventit dhe ngjarjeve të lidhura me Festivalin e Filmit Mjedisor Shqiptar (EFFA) 2017,
• Prezantimi i pjesëmarrësve të përzgjedhur të EFFA-së 2017 nga 25 vende,
• Shfaqja e një filmi të shkurtër,
• Bufe & koncert në përmbyllje.

Ditët e Filmit Mjedisor (25-27 Tetor 2017), nga ora 10:00
• Shfaqja e filmave të zgjedhur në Qendrat e Vizitorëve të Agjencive Rajonale për Zonat e Mbrojtura (RAPA) të Parkut Kombëtar Shebenik (Librazhd), Llogarasë dhe Divjakës (në bashkëpunim me Natura 2000);
• Shfaqja e filmave të përzgjedhur në Përmet dhe Peshkopi, (në bashkëpunim me CESVI dhe ACDF);
• Shfaqja e filmave të përzgjedhur në Qendrat e BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, si dhe në qytetet Korçë dhe Durrës;
• Shfaqja dhe diskutimi mbi filmat në Universitetin Europian të Tiranës (UET);
• Shfaqja dhe diskutimi mbi filmat në Universitetin Polis;
• Shfaqja dhe diskutimi mbi filmat në Universitetin e Tiranës;
• Shfaqja e filmave të përzgjedhur në Galerinë Kombëtare, Tiranë.

Evente mbështetëse: “EFFA dhe Qyteti” (25-27 Tetor 2017), 19:00- 21:00
Në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), titujt e përzgjedhur të EFFA- së 2017 do të transmetohen në sheshet më karakteristike të Tiranës, në mënyrë që të shpërndahet më mirë qëllimi i festivalit mes e komunitetit lokal.


Forume: “EFFA dhe kuadri mjedisor në Shqipëri” (27 Tetor 2017), 10:00-13:00
Vendodhja: Muzeu Kombëtar, Tiranë
Tema kryesore e diskutimit do të jetë situata e mjedisit, çështjet që kanë të bëjnë me kapitullin 27, ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Rruga Shqiptare drejt integrimit në BE, sfidat kryesore përpara dhe roli i shoqërisë civile në këtë drejtim.
Një tjetër sesion diskutimi mbi mundësitë e EFFA-së dhe planet e qëndrueshmërisë do të pasojnë, implikimet e lidhura me një vetëdije të duhur mjedisore. OJF-të lokale të angazhuara në çështjet mjedisore (në veçanti ato të rrjetit ACHIEVE dhe SeniorA), përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe qendrore, donatorët ndërkombëtarë, përfaqësuesit e BE-së dhe shoqëria civile do të dialogojnë mbi qëllimet dhe mesazhet e ngjarjes dhe domosdoshmërinë e një ndërgjegjësimi të strukturuar në aspektin e çështjeve mjedisore në Shqipëri. Në fund të seancës, do të shërbehet një drekë bufe.

EFFA në Parlament
Takimi me anëtarët e grupit parlamentar për mbrojtjen e mjedisit (10-12 persona), në Sallën e Parlamentit, ku një film i shkurtër do të shqyrtohet paraprakisht dhe gjetjet kryesore të Forumit do të ndahen me anëtarët e Parlamentit.

Dita e mbylljes - Nata e Çmimeve (28 Tetor 2017), ora 19:00-23:00
Vendodhja: Qendra TEN, (rr. Myslym Shyri ) Tiranë
• Fjala përshëndetëse
• Shpallja e filmit më të mirë me metrazh të gjatë të EFFA-së 2017;
• Shpallja e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër të EFFA-së 2017;
• Shpallja e filmit më të mirë studentor të EFFA-së 2017;
• Shfaqja e filmave dhe dokumentarëve fitues;
• Falënderime dhe plane për qëndrueshmërinë e EFFA-së për vitin 2018;
• Festa e EFFA 2017 (Bufe + Muzikë Live + DJ)