Nivelet e rrezikshme të mërkurit në gratë e moshës riprodhuese

(Goteborg, Suedi) Mërkuri, një metal neurotoksik, është gjetur në nivele të larta në të gjitha rajonet botërore në gratë e moshës riprodhuese, sipas njëGrate e moshes riprodhuese studimi të kryer nga IPEN (rrjeti global i shëndetit publik dhe mjedisit) dhe Instituti i Kërkimeve të Biodiversitetit (BRI). Gratë në ishujt e Paqësorit dhe në komunitetet pranë zonave të minierave të arit në Indonezi, Kenia dhe Mianmar u gjetën të kenë nivele mesatare të mërkurit shumë herë më të larta se sa nivelet e këshilluara për shëndetin sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).

Hulumtimi, Mërkuri në Gratë e Moshës Riprodhuese në 25 Vende, u ndërrmor për të matur prevalencën e mërkurit në peshën trupore në nivele që mund të shkaktojnë dëme neurologjike dhe organike. Mërkuri në trupin e nënës mund të transferohet në fetusin e saj gjatë shtatzënisë, duke e ekspozuar zhvillimin e fetusit tek neurotoksina e fuqishme. Ky studim është i pari i këtij lloji për të përzgjedhur sa më shumë vende dhe rajone dhe duke vënë në qendër të vëmendjes gratë e moshës riprodhuese.

Hulumtuesit nga IPEN koordinuan marrjen e mostrave të flokëve nga 1044 gra të moshës riprodhuese në 37 vende shpërndarë në 25 shtete në 6 kontinente. Pjesë e këtij studimi ka qenë dhe Shqipëria nëpërmjet EDEN (mostrat e marra janë bërë në 30 gra të moshës riprodhuese 18-44 të cilat jetojnë pranë ish uzinës së PVC-Vlorë). Analizat e kryera nga BRI, zbuluan se 36% e grave të marra në kampionim kishin nivele mesatare të mërkurit mbi nivelin e këshilluar për shëndetin sipas EPA që është 1ppm, mbi të cilat mund të ndodhin dëmtime të trurit, humbje të IQ, dëmtim të veshkave si dhe dëmtime kardiovaskulare. Studimi zbuloi gjithashtu se 53% e mostrës globale të femrave kishin nivel të mërkurit shumë se 0.58ppm, një nivel i lidhur me fillimin e dëmtimit neurologjik të fetusit.

Studimi zbuloi ndjeshëm rritjen e përqendrimeve të mërkurit në flokë të grave në shumë rajone të botës lidhur me tre shkaqet mbizotëruese të ndotjes së mërkurit: termocentralet me qymyr (një nga burimet kryesore globale që ndot oqeanet me mërkur i cili grumbullohet në peshq), miniera ari artizanale në shkallë të vogël (ASGM) dhe vendet e ndotura lokale nga industritë e ndryshme që lëshojnë mërkur në tokë, ujë dhe ajër.

Gjetjet kryesore:

  • Në ishujt e Paqësorit, i cili është larg nga të gjitha burimet industriale të mërkurit, por ku njerëzit konsumojnë peshk si burim primar të ushqimit, 85.7% kanë tejkaluar kufirin prej 1 ppm, ku shumica e grave maten tre herë më shumë se standardi amerikan i EPA.
  • Më tepër se gjysma e grave të kampionuara në Indonezi, Kenia, Mianmar dhe Paraguai treguan nviel mërkuri mbi 1 ppm në komunitetet të cilat jetojnë në saj të minierave të arit. Duke përjashtuar Paraguain, ku peshku nuk është lëndë e parë e proteinave, 81% e grave treguan nivel mbi 1ppm, ndërsa gratë në dy vende të Indonezis treguan nivele të mërkurit mes tre dhe nëntë herë më shumë se standart i lejuar sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit .
  • Një në pesë gra në komunitetet e studiuara pranë zonave të industrializuara kanë nivele mërkuri mbi 1 ppm. Kjo përfshin gratë në Nepal, Nigeri dhe Tajlandë, ku vendet e ndotura ndotin tokën, ujrat dhe burimet ushqimore. Përveç kësaj, gratë pranë vendeve të ndotura në Shqipëri, Kili, Kazakistan, Nepal dhe Ukrainë treguan nivele mesatare mbi 0.58ppm.

"Ky studim ilustron kërcënimin global të ndotjes së mërkurit për gratë dhe fëmijët e shumë kombeve të ishullit të Paqësorit dhe për shumicën e grave të përfshira në minierat artizanale të arit në shkallë të vogël", tha Lee Bell, hulumtuesi kryesor i studimit nga IPEN. "Nivelet shumë të larta të mërkurit që gjenden në flokët e shumicës së këtyre grave tregojnë për nevojën urgjente për veprim për të çrrënjosur termocentralet me qymyr dhe tregtinë ndërkombëtare të mërkurit që furnizon minierat e artë në shkallë të vogël, dy shkaqet më të rëndësishme të ndotjes nga mërkuri".

Në mujain Shtator, qeveritë nga e gjithë bota u mblodhën në Gjenevë, Zvicër për të diskutuar hapat e ardhshëm për traktatin e ri ndërkombëtar, ligjërisht të detyrueshëm, Konventën e Minamatës mbi Mërkurin. Hulumtimi nënvizoi nevojën për udhëzime për të identifikuar vendet e ndotura me mërkur, për të monitoruar mërkurin në peshën trupore dhe për të ndërmarrë veprime për të kufizuar burimet primare të ndotjes së mërkurit - termocentralet me qymyr dhe Minierat artizanale të arit/ASGM.

Yuyun Ismawati, Udhëheqëse e IPEN për Minierat e arit /ASGM dhe fituesja e çmimit Goldman, komentoi: "Miliona gra dhe fëmijë në komunitetetet pranë minierave të arit me mërkur janë dënuar me një të ardhme ku mërkuri dëmton shëndetin e të rriturve dhe dëmton trurin e zhvillimit të pasardhësve të tyre. Për sa kohë që vazhdon tregtia me mërkur, gjithashtu do të vazhdojë edhe tragjedia e mërkurit".

"Ky studim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit global për të adresuar ndotjen e mërkurit", tha Dr.David Evers, Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtues i kërkimit shkencor në BRI si dhe bashkëautor i studimit. "Ndotja e Mërkurit është e kudogjendur në sistemet detare dhe në ujërat e ëmbla nëpër botë. Pikat e nxehta biologjike të mërkurit janë globalisht të zakonshme dhe lidhen me një sërë aktivitetesh njerëzore. Për këto arsye, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë përpjekjet e biomonitorimit për të përcjell ndikimet e mundshme në komunitetet lokale dhe mbi mjedisin në mënyrë që të vlerësojmë efektivitetin e Konventës së Minamatës ".

Banorja i Ishujve Cook, Imogen Ingram e Aleancës për Qëndrueshmërinë e Ishullit mësoi se nivelet e saj të mërkurit ishin dy herë e gjysmë më shumë se standardi i këshilluar për shëndetin sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit. "Është me të vërtetë alarmante të mësosh se ke nivele të larta të mërkurit toksik në trupin tënd dhe si rezultat, ti pa e ditur, i ke kaluar fëmijës tënd mërkur", komentoi ajo. "Ndotja me mërkur në Ishujt e Paqësorit është e lartë, sepse konsumojmë peshq, por unë nuk dua të më thuhet që mos konsumo peshk. Është koha të balllafaqohemi me të".

Studimi i plotë (në anglisht) Mercury in women of child-bearing age in 25 countries
Përmbledhjen e studimit (në anglisht) Executive summary Mercury in women of child-bearing age in 25 countriesercury in women of child-bearing age in 25 countries

###

IPEN është një rrjet i organizatave joqeveritare që punojnë në më shumë se 100 vende për të reduktuar dhe eliminuar dëmet ndaj shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga kimikatet toksike.

Misioni i Institutit të Kërkimit të Biodiversitetit është të vlerësojë kërcënimet në rritje për kafshët e egra dhe ekosistemet nëpërmjet hulumtimit bashkëpunues dhe të përdori gjetjet shkencore për të avancuar vetëdijen mjedisore dhe për të informuar vendimmarrësit.