Mjedisi thërret të rinjtë!

“Mjedisi thërret të rinjtë!!”

Ke dëshirë të jesh pjesë e një nisme shumë të nevojshme për mjedisin që na rrethon?
Ke ide dhe frymëzim për të ndryshuar sjelljen e njerëzve kundrejt mjedisit?
Mendon se ka ardhur momenti që ne duhet të ricikojme më shumë se kurrë ?
Qendra EDEN ju fton të merrni pjesë në konkursin “Benefit As you Save - Përfito duke Kursyer” duke ju ofruar mundësinë të vini në jetë idetë dhe imagjinatën tuaj rinore!
Ky konkurs zhvillohet në kuadër të projektit “BAS- STIMULIMI I PJESËMARRJES QYTETARE NË PROCESIN E RICIKLIMIT PËRMES ZBATIMIT TË SISTEMIT TË PËRFITIMIT”, pjesë e projektit rajonal Interreg V-B “Ballkan – Mesdhe 2014-2020” dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.
Projekti synon krijimin e plan veprimi në mënyrë që të rritet përqindja e mbetjeve të ndara në burim të materialeve të riciklueshme. Zona ku projekti do të operojë është përkatësisht:Picture2

Picture1

Në zonën që është vendosur më sipër do të zhvillohet një projekt pilot ku do të përfshihen shkollat, Baret, Restorantet apo Bizneset të vendosura përqark saj për ndarjen e mbetjeve në burim në mënyrë që mbetjet e ndara në rrymat e caktuara të jenë pjesë e skemës së riciklimit.
Ndryshe nga projektet e tjera ky projekt ka të veçantë vendosjen e një skeme përfitimi që në fillimet e tij për të tërhequr komunitetin, bizneset, fëmijët dhe të rinjtë të ndryshojnë sjelljen e tyre kundrejt mbeturinave.
Cila mund të jetë kjo skemë? Si mund ti bejmë bizneset të ndajnë të gjitha mbetjet e gjeneruara dhe ti hedhin në koshin e caktuar? Si mund ti afrojmë shkollat të bëhen pjesë e kësaj nisme? Çfarë benefiti do të marrin në kthim këta aktorë? Çfarë do ti bënte këta aktorë të zbatojnë skemën e ndarjes së mbeturinave? Si mund ti masim rezultatet e pilotimit?

NE JU JAPIM MUNDËSINË TË HIDHNI NË LETËR TË GJITHA IDETË TUAJA KREATIVE, RINORE, AVENTURESKE, FRYMËZUESE DHE PSE JO GUXIMTARE DUKE I SJELLË NË FORMËN E NJË SKEME PËRFITIMI PËR ZBATIMIN E KËTIJ PROJEKTI PILOT!
MOS NGURO, POR NXITO TË KAPËSH VENDIN E PARË NË KËTË KONKURS!!!

Afati i dorëzimit të skemës “ Përfito duke Kursyer” është 22 shkurt 2019. Fituesi do të shpërblehet për kontributin e tij :) 
Presim me entuziazëm të gjitha idetë tuaja në adresat e mëposhtme:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  
p.s fto të gjithë miqtë e tu të jenë pjesë e kësaj sfide!! 

 

BASLogo Eden Full ColorPicture3