• "...Give Albania a sustainable development"

    EDEN Center during July has organized four activities in Shkodra, Berat, Elbasan and Fushe-Kruja .

    More...

  • Conclusion of the project

    Activity for the conclusion of the project 'National Election 2013 Give Albania a sustainable development" in Shkodra , Berat , Elbasan and Fushë-Krujës .

    More...

Dita e lumit Drin!

Qendra EDEN me mbështetjen financiare të MIO-ECSDE, në 17 maj 2015 organizoi një aktivitet në kuadër të festimit të Ditës për mbrojtjen e lumit Drin. 

Aktiviteti u zhvillua pranë lumit Drin në fshatin Spathar, rajoni Shkodrës me nxënësit e shkollës “Reshit Hyseni”. Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i vlerave natyrore të Lumit Drin për fëmijët që jetojnë në zonat pranë lumit. 

Aktiviteti filloi me një prezantim të shkurtër të objektivave dhe rëndësisë mbi vlerat e lumit Drin. 

Më pas u vijua me zhvillimin e një guide të shkurtër përgjatë një segmenti të lumit Drin. Ku nxënësit u njohën me vlerat natyrore të lumit si dhe morën njohuri për florën dhe faunën që zhvillohen në këtë zonë. 

U prezantuan gjithashtu rreziqet që has lumi Drin nga shpërdorimet pa kriter të burimeve të tij ujore. 

Ekspozimi i disa punimeve të realizuara nga fëmijët e shkollës zuri një vend të rëndësishëm në këtë ditë, ku u prezantuan postera ku ishin pasqyruar ide të ndryshme se si komuniteti duhet të mbrojë lumin dhe se si ata do të dëshironin të ishte. 

Gjithashtu EDEN  me rastin e kësaj dite zhvilloi disa lojra të ndryshme për edukim mjedisor duke përdorur materiale didaktike. Nxënësit u njohën me diskun e Secchit i cili shërben për matjen e pastërtisë së ujit; me rrjetat për kapjen e insekteve dhe bimëve ujore të cilat më pas u identifikuan më nga afër me ndihmën e lupave. U prezantuan gjithashtu me letrat e lakmuesit të cilat shërbejnë për matjen e PH të ujit nëse është acid, bazik apo neutral. 

Në fund të aktivitetit, nxënësit dhe mësuesit shijuan pamjen e bukur që lumi Drin ofron duke dhënë mesazhin që burimet ujore të lumenjve duhen mbrojtur sepse janë burimi i jetës!

 

 

Perceptimi i kandidatëve mbi çështjet mjedisore!

Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale 2015, Qendra EDEN në datë 15 maj, bashkë me vullnetarët e saj iu bashkua takimit me kandidatin e PD për Tiranën Z. Halim Kosova. Takimi pati në fokus njohjen me programin mjedisor të Z. Kosova si dhe një ndër çështjet që u zhvilluan ishin dhe diskutimet mbi problematikat mjedisore në qytetin e Tiranës. 

Gjithashtu në datë 16 maj u zhvillua një tjetër takim me Z.Erion Veliaj si kandidat i PS për Kryetar Bashkie, ku EDEN ishte i pranishëm sërish. Në këtë takim pati pjesëmarrje dhe nga Organizata të tjera mjedisore për tu njohur dhe diskutuar mbi programin mjedisor të Z. Veliaj. 

Prania e EDEN në të dy takimet pati qëllim promovimin e fushatës për zgjedhje të gjelbëra si dhe perceptimin rreth problematikave mjedisore në Tiranë ku disa prej të cilave janë përfshirë dhe në pyetësorin për kandidatin!

VOTO GJELBER!

Qendra EDEN fillon zbatimin e projektit “Unë do të votoj…dhe të votosh GJELBËR në zgjedhjet lokale 2015 është thelbësore për CILËSINË E JETËS SIME! mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së Sh.B.A-së. 

Qëllimi i këtij projekti është realizimi i një fushate jo politike, jo partiake në 5 qytete të Shqipërisë për angazhimin e qytetarëve në ngritjen e çështjeve mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm gjatë zgjedhjeve loKale 2015!

Aktivitetet e parashikuara për tu zbatuar gjatë periudhës së projektit janë si më poshtë vijon: 

- Hartimi dhe plotësimi i dy pyetësorëve me tematikë (për qytetarin dhe kandidatët) me qëllim marrjen e perceptimit të qytetarëve lidhur me situatën mjedisore në qytetin e tyre dhe çfarë mund të sugjerojnë në përmirësimin e këtyre problematikave. 

- Realizimin e forumeve të hapura me grupe studentësh

- Adresimi i çështjeve mjedisore kandidatëve që do kandidojnë për kryetar bashkie në qytetin përkatës

- Fushatë mediatike për promovimin e projektit

Konferenca per mbetjet Spitalore

Në datën 7 nëntor 2014, ditën e premte ora 10:00 në ambientet e Hotel Tirana International , rrjeti “Një sy për mjedisin”  organizoi konferencën për shtyp “Menaxhimi i mbetjeve spitalore – një kaos i rrezikshëm që thërret për vëmendje! ”.

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse nga znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtoreshë Ekzekutive e qendrës EDEN dhe njëkohësisht moderatorja e konferencës. Znj. Mahmutaj shpjegoj se qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i raportit tregues “ Menaxhimi i  mbetjeve spitalore-një kaos që thërret për vëmendje”  i cili ka përmbledhur të gjitha gjejtet e grumbulluara nga vigjilimi i shërbimit të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit, Shkodër, Fushë-Krujë, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Më tej përshëndetja vazhdoi nga  Z. Mihallaq Qirjo, drejtor i REC Shqipëri.  Z. Qirjo shprehu vlerësimin e tij për çështjen e ngritur duke nënvizuar problematikën në tërësi si një boshllëk i madh në skemën e menaxhimit të mbetjeve spitalore. Z. Qirjo theksoi nevojën e një bashkëpunimi midis shoqërisë civile dhe organizmave shetëror për të nisur hapat drejt një ndryshimi për përmirësim në menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Më pas konferenca vijoi me prezantimin e raportit tregues nga Znj. Jonida Mamaj-Hafizi Koordinatore për programet e praktikave menaxhimit mjedisor.  Znj. Mamaj-Hafizi prezantoi të gjitha hapat e ndjekura gjatë hartimit të raportit duke përfishrë periudhën e vigjilimit në terren dhe mbledhjen e informacionit në subjketet prodhuese dhe trajtuese. Ajo që vlen të përmendet është analiza vlerësuese nga përpunimi i një mostre prej 78 subjektesh prodhuese në 5 qytete e cila zbërthen në mënyrë të kujdesshme zinxhirin e skemës së menaxhimit të mbetjeve spitalore ku identifikohen dhe boshllëqet e kësaj skeme. Raporti në vetvehte ka si qëllim kryesor ofrimin e infomacionit tregues në lidhje me “tre shtyllat” kryesore të skemës së menaxhimit të mbetjeve spitalore  ku përfishihen, subjektet prodhuese, subjektet trajtuese si dhe strukturat inspektuese të menaxhimit të mbetjeve spitalore.

Në fund të prezantimit pasi u renditën të gjitha rekomandimet e dala nga raporti, u theksua  domosdoshmëria e  zhvillimimit të fushatave informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese me subjektet prodhuese dhe komunitetin, në kushtet e një mungese të lartë informimi mbi detyrimet ligjore dhe ndikimet negative në shëndet dhe mjedis nga mosadministrimi i mbetjeve spitalore.

Pas prezantimit të raportit, pjesëmarrësit  u  përfshin në një debat të gjerë në lidhje me të gjitha cështjet dhe problematikat që hasen në sektorin e mbetjeve spitalore, dhe rolin që shoqëria civile duhet të luajë në këtë drejtim. Një nga elementët në të cilët ne mendojmë se ka nevojë për shumë advokim dhe lobim nga ana jonë është ndërmarrja e një studimi të thelluar në lidhje me menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe konsiderimi i organizatave të rrjetit si një partner serioz që ofron kontributin e vet në vigjilimin dhe përmirësimin e situatës.

Nëse jeni i interesuar të lexoni draftin e raportit, apo dëgjoni më shumë rreth problematikës na ndiqni në:

https://www.facebook.com/pages/Qendra-EDEN-EDEN-Center/319334287560

https://www.facebook.com/pages/Nje-sy-per-mjedisin/653239758088964

http://arkivalajmeve.com/video/Raport-i-organizatave-mjedisore-Situata-alarmante---Top-Channel-Albania---News---Lajme.6Uu1eW6axOw/

Partners and Donors