Search
Anëtarësimi

Qendra EDEN ka një numër të rinjsh aktivë nga qytete dhe me profile të ndryshëm, të cilët formojnë “Grupin e Vullnetarëve”. Ata përshihen në aktivitet e organizatës duke shkëmbyer njohuri, fituar experience duke dhënë edhe kontribut të vlefshëm për EDEN.
Aktualisht ky grup përbëhet nga rreth 20 vullnetarë aktivë.


Çfarë ofron EDEN për vullnetarët?

  • Qendrën burimore me një fond prej më shumë se 500 botimesh.
  • Ambjentet e zyrës dhe akses interneti
  • Mbeshtetje me tema dhe informacione për studentët që zhvillojnë diplomën mbi çështjet mjedisore
  • Zhvillim personal (Ngritje kapaciteti) permes përfshirjes në projektet e dryshme të qendrës
  • Përfshirje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit
  • Mjedis të përshtatshëm që i jep jetë ideve të reja
  • Miqesi me të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme


Çfarë kërkon  EDEN nga vullnetarët e saj?

  • Ndjeshmëri ndaj problematikave mjedisore
  • Dëshirë për të punuar në grup
  • Dëshirë dhe gadishmëri për tu përfshirë në projektet e organizatës
  • Përgjegjshmeri ndaj angazhimeve
  • Ide të reja
  • Energji dhe humor

Nëse dëshiron të jesh një prej tyre, je i mirëpritur t’i bashkohesh grupit. Thjesht na kontaktoni.

Built by Gorani.net