|
Guidat Nayrore janë një grup të rinjsh të trajnuar për të ofruar guida të mirëfillta natyrore në parqe dhe vende të ndryshme me vlera të veçanta të Shqipërisë. Guidat janë jo vetëm të përqëndruara në dhënien e informacionit mbi vlerat mjedisore e turistike të vendeve të veçanta, por edhe në dhënien e informacioneve mbi problemet ekzistuese në menaxhimin dhe mënyrat e duhura të përdorimit të këtyre zonave duke u bazuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor.
Qëllimi kryesor i grupit të Guidave Natyrore është:
- Promovimi i Eko-Turizmit, edukimit mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
- Ofrimi i shërbimeve të specializuara për target grupe të ndryshme në fushën e ekoturizmit dhe turizmit kulturor;
- Promovimi I guidave natyreore si profesion i njohur dhe i pranuar nga institucionet qeveritare dhe jo qeveritare.
- Krijimi i një rrjeti të Guidave Natyrore në Shqipëri dhe me gjërë;
- Organizimi i trajnimeve dhe seminareve për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor për target grupe të ndryshme;
- Shtimi i intirnerareve në numër dhe shpërndarje gjeografike;
- Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme me qëllim promovimin e edukimit mjedisor;
- Krijimi i manualeve informative për zona të ndryshme në shërbim të komunitetit.
|