|
Cila është qendra EDEN?
Qendra Mjediore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) është një nga organizatat mjedisore më aktive në Shqipëri.
Misioni: Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.
Vizioni: EDEN beson se një zhvillim i qendrueshëm dhe mjedis i shëndetshëm është i mundur!
Organizata është themeluar në muajin Mars të vitit 2004, duke u shkëputur prej mbështetjes eksperte të ofruar nga Milieukontakt Oost Europa, dhe ka në përbërje të saj:
- Një grup trajnerësh të mirëstabilizuar të cilët i ofrojnë asistencë dhe ngritje kapacitetesh grupeve synuese të qendrës;
- Një grup Udhërrëfyesish Natyre i përbërë nga të rinj të përgatitur për të ofruar edukim mjedisor dhe guida në natyrë;
- Një grup vullnetarësh i përbërë nga të rinj të motivuar dhe të angazhuar në projekte të ndryshme ndërgjegjësimi me komunitetin;
- Një qendër burimore me një biblotetkë me libra të shumëllojshëm dhe informacion mjedisor, e cila është krijuar nga stafi i qendrës, dhurimet nga individë të ndryshëm dhe nga kontributi i partnerëve tanë.
Për të përmbushur misionin e saj strategjik dhe objektivat, qendra e fokuson punën në 4 drejtime kryesore:
- Ngritje Kapacitetesh
- Edukimi Mjedisor
- Praktika të Menaxhimit Mjedisor
- Informimi dhe Pjesmarrja Publike
Pas më shumë se 5 vite bashkëpunimi, investimi, motivimi dhe punë intensive qendra EDEN ofron për grupet e saj të synuara shërbimet e mëposhtme:
Grupi i synuar: Organet qeveritare qendrore dhe lokale
Shërbimet e ofruara: Asistencë teknike
Lehtësim
Oponencë
Bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me komunitetin
Monitorim
Grupi i synuar: Komuniteti
Shërbimet e ofruara: Fushata për zhvillimin e komunitetit
Fushata për ndërgjegjësimin e komunitetit
Programe edukuese
Lehtësim i proceseve të PLVM dhe Axhendës së Gjelbër
Grupi i synuar: Shkollat dhe kopshtet
Shërbimet e ofruara: Trajnime mbi Edukimin Mjedisor
Zhvillime të kurrikulave
Udhërrëfime në natyrë
Orë të hapura në qendrën e Edukimit Mjedisor
Shkollë verore
Aktivitete ndërgjegjësuese
Grupi i synuar: Bizneset
Shërbimet e ofruara: Aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit
Trajnime
Monitorim
Bashkëpunim për punën me komunitetin
Grupi i synuar: OSHC dhe grupet komunitare
Shërbimet e ofruara: Trajnime
Ngritje kapacitetesh
Rrjetëzim
.jpg)
|