|
►Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane (Shtator 2011 –Prill 2012)
Projekti “ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane” ka për qëllim të kontribuojë në mirëqeverisjen vendore të Bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Berat dhe mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - SOROS.
Ideja e projektit lindi duke vlerësuar realitetin shqiptar dhe emergjencën e ndërhyrjes në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane sidomos në kuadrin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili e vendos hartimin dhe zbatimin e Planeve Lokale të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (të cilët aktualisht mungojnë) detyrim për organet qeverisëse vendore .
Në kushtet kur kapaciteti i autoriteteve vendore për të formuluar dhe zbatuar politikat efektive në përgjithësi dhe ato mjedisore në vecanti është shumë i limituar, është e patjetërsueshme nevoja për ndërveprimin me shoqërinë civile dhe ofrimin e asistencës për njësitë e qeverisjes vendore. Nën këtë sfond ka nisur zbatimi i projektit “Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane” në kuadër të të cilit planifikohet :
Analiza e situatës aktuale në Bashkinë Berat; Hartimi i planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane ( PLMM); Organizimi i një workshop me qëllim bërjen publike të procesit të hartimit të PLMM; Hartimi i një dokumenti politikash nën shëmbullin e procesit në Bashkinë Berat.
Materiale /Produkte që kanë lidhje me projektin:
Vlerësimi i situatës së menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Berat (PDF)(1).gif)
Drafti i Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve (PDF)(1).gif)
|