Search
Materialet e edukimit mjedisor

Materialet që mund të gjeni pranë kësaj qëndre :


-    Rrjeta për kapjen e fluturave
-    Rrjeta të vogla për kapjen e insekteve , bimëve, larvave në ujë
-    Trekëndësh për matjen e lartësisë së pemës:
-    Disku i Secchit që shërben për matjen e kthjelltësisë së ujit
-    Higrometër për matjen e lagështirës së ajrit
-    Luxmetër që shërben për matjen e intesitetit të dritës
-    Celsa të ndryshëm që shërbejnë për identifikimin e insekteve, bimëve, pemëve, etj.
-    Lupa të ndryshme që ndihmojnë në zmadhimin dhe identifikimin einsekteve të ndryshme
-    Dylbi
-    Letër lakmuesi
-    Pjata Petri
-    Shishe me tuba për kapjen e insekteve të vogla
-    Kronometër
Kronometri është një aparat që mat një kohë të caktuar të një segmenti programesh.
Është dizenjuar në mënyrë të atillë që të jetë komod, i përshtatshëm dhe i lehtë për tu përdorur.  Hapat që duhet të kalojnë janë:   start, shiko, stop, shiko, vë në vënd, shiko, lexo, shiko, shtyp, shiko.
-    Termometër
Termometri është caktuar si një mjet që mat temperaturën e një mjedisi. Ku “Termo” do të thotë e nxehtë dhe “metër” do të thotë matje. Ju mund ta përdorni termometrin për të matur temperaturën si jashtë ashtu dhe brënda një shtëpie, temperaturën e një mjedisi të caktuar.  E vendosni termometrin në drejtim vertikal dhe me anë të shkallëzimit të ndarjes do të dalloni se sa është temperatura në një mjedis të caktuar. Këtu sërisht ju mund të nxisni diskutim me nxënësit tuaj për të gjykuar në lidhje me faktin që krijesa të ndryshme që jetojnë në mjedise me temperaturë të ndryshme, si vishemi ne në varësi të temperaturës etj.
-    Busull
Eshtë një aparat që siguron qëndrueshmëri dhe një orientim të sigurt. Shigjetat magnetike të busullës tregojnë drejtimin e veriut dhe jugut. Pikërisht shigjetat me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë tregojnë  veriun. Katër drejtimet e vendosura në aparat tregojnë:
S-Jugun , N-Veriun, W- Perëndimin, E- Lindjen
Busulla përdoret jo vetëm nga alpinistët por edhe nga pilotët e avionëve, kapitenët e anijeve, shoferët e makinave etj. Është  një aparat i thjeshtë por dhe i fuqishëm.  Çdokush do të di ta përdorë atë.
Çfarëdo që të ndodh në tokë busulla juaj do të tregojë drejtimin e veriut.
Sigurohuni që busulla para përdorimit të vendoset në drejtim horizontal dhe të qëndrojë në këtë pozicion për disa sekonda. Gjithashtu nuk duhet të vendoset pranë ndonjë objekti metalik dhe të magnetizuar.
Kuriozitet: Në rastet kur na mungon busulla, ne mund të orientohemi shumë mirë edhe me anë bimëve.
Mjafton të hulumtojmë për myshqe në trungjet e pemëve. Ato rriten gjithmonë në anën veriore të pemës. ( ky fakt lidhet me praninë e lagështirës së mandhe dhe rrezeve të pakta të diellit në këtë drejtim) 
-    Magnet
 Fusha magnetike e prodhuar është e padukshme por është përgjegjëse për gjithë karakteristikën e dukshme të një magneti; një forcë që shtyn një tjetër material ferromagnetik dhe tërheq ose zmbraps magnetet e tjera. Materialet të cilat mund të magnetizohen, dhe që tërhiqen lehtë nga një magnet quhet ferromagnetizëm. Këtu përfshihen: hekuri, nikeli, kobalti, etj.
-    Shimatës
 Shimatësat janë të lehtë në përdorim.
Sigurohuni që shimatësi të jetë i pastruar dhe i tharë mirë përpara përdorimit. 
Hapi i parë: Vendoseni aparatin e shimatësit drejt, në pozicionin ku do të kryeni matjen. Eshtë mirë që ta vendosni në një ambjent të hapur.  Pra është ideale të mund të gjeni një pozicion për shimatësin tuaj i cili nuk bllokohet në një rreze prej 30 - 50 hapa.
Hapi i dytë: Sigurohuni që shimatësi të jetë i fiksuar mirë, në këtë mënyrë ai nuk mund të lëvizë. 
Hapi i tretë: Para se ju të kryeni matjet për nivelin e shiut, prisni deri sa shiu të ketë përfunduar së rëni, në këtë mënyrë, do të merrni rezultatet e leximit të matjeve.
Vendosni përfundimisht kohën në të cilën ju doni të kryeni matjet e rënies së shiut.
Hapi i katërt: Shkruani në një letër llogaritjet e sasisë së shiut që bie në shimatës.
Hapi i pestë: E zbrazni shimatësin tuaj, dhe kthejeni atë në mbajtësen e vet, në këtë mënyrë ai është gati për të mbledhur raundin tjetër të ujit të shiut.

-    Peshore
Marim një sasi dheu, e peshojmë paraprakisht. Më pas e copëtojmë dhe e përhapim në një fletë në mënyrë që të thahet. Pasi dheu të jetë tharë (20-30 minuta), e peshojmë sërisht.  Këtu do të bëjmë diferencën midis dy matjeve. Në këtë mënyrë ne kemi përcaktuar me anë të vlerës qe do të dali kapacitetin ujmbajtës së mostrës së tokës që kemi peshuar.
Mësuesi mund të nxisë debatin ne mes fëmijëve për evidentimin e krijesave që mund të gjenden në çdo lloj toke. P.sh. në një tokë me kapacitet ujëmajtës të vogël ne nuk mund të gjejme krimba shiu.
-    Harta te ndryshme ku mund të gjeni: rrjetin ushqimor në liqen dhe në tokë, pyramidën ushqimore, insekte të ndryshme në një minilaborator etj.
 

Built by Gorani.net