• Cover regional conference GEAR
  • GREEN CROSS Landscape
  • Dita e tokes 2019
  • finali
  • BeFunky collage1
  • dita pa makina 2017
  • altoparlant screenshot
  • Dita e tokes 2017 Cover web eden
  • ambasada amerikane booklet collage 2017 04 12
  • IMG 2070
  • mos ma prek valbonen per web cover
  • N0aJn1476174656
  • dita e tokes1r
  • Untitled 1 

Thirrje për aplikim!

Thirrje për Organizatat e Shoqërisë Civile për pjesëmarrje në trajnimet që do të realizohen brenda projektit GEAR – Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal

Qendra Mjedisore EDEN – Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim është duke zbatuar projektin me titull “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” me qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër.
Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe koordinatori i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017!
Një projekt ky (3) tre-vjeçar do të zbatohet në vendet e sipërpërmendura dhe aktivitetet kryesore përfshijnë trajnimet për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për ekonominë e gjelbër, advokimin publik dhe lobimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje, monitorimin e politikave publike, menaxhimin e ciklit të projektit, etj,.. familjarizimi me modelet e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër përmes vizitave studimore në BE dhe prezantimet e organizuara në vendet e synuara, subgrantime për organizatat e shoqërisë civile, konferencat rajonale për ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër, zhvillimin e një Studimi mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin e synuar, etj.
Në fazën e parë të zbatimit të projektit, trajnimet do të organizohen në bashkëpunim me partnerët e projektit, për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia, që punojnë në sektorin e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në sektorin e zhvillimit socio-ekonomik, mbrojtjen sociale si dhe tematika të ngjashme, në periudhën kohore Shtator –Prill* 2019:

- Ekonomia e Gjelbër (dy ditë trajnim në Shqipëri, Tetor 2018*)
- Advokim dhe Lobim (tre ditë trajnim në Shqipëri, Tetor 2018*)
- Menaxhim i Ciklit të Projektit (katër ditë trajnim në Shqipëri, Dhjetor 2018*)
- Pjesëmarrje e Publikut në Vendimarrje (dy ditë trajnim në Maqedoni, Nëntor 2018*)
- Studim dhe kërkim mbi zhvillimin e Ekonomisë së Gjelbër (dy ditë trajnim në Shqipëri, Prill 2019*)
- Monitorim të Politikave Publike (tre ditë trajnim në Maqedoni, Mars 2019*)
- Përmirësim i Bashkëpunimit me pushtetin qendror (dy ditë trajnim në Maqedoni, Prill 2019*)

Në fazat e zbatimit të projektit, do të vijohet gjithashtu me një vizitë studimore në Kroaci për të parë bizneset e suksesshme që praktikojnë parimet e ekonomisë së gjelbër si dhe nën-grante për organizatat e shoqërisë civile përmes Thirrjes së hapur për projekt propozime.

Kostot e akomodimit, ushqimit dhe transportit të pjesëmarrësve të programit të trajnimit do të mbulohen nga projekti. Sa i përket përzgjedhjes dhe pjesëmarrjes së organizatave nga Shqipëria , pjesëmarrësit e kualifikuar janë përfaqësues të organizatave të regjistruara në Shqipëri, të paktën 6 muaj përpara publikimit të këtij njoftimi dhe aplikimi për pjesëmarrje në programin e trajnimit mund të dorëzohet jo më vonë se më 26 shtator 2018, duke plotësuar formularin e aplikimit, të cilin e gjeni këtu dhe duke e dërguar në e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kriteret e aplikimit:

  • Fusha e punës së organizatës
  • Njohja e organizatës në komunitet, përvojën e mëparshme, referencat e organizatës dhe kandidatit; të paktën një projekt/aktivitet i zbatuar në fushat relevante  
  • Shprehja e Interesit të  kandidatit dhe organizatës për pjesëmarrje në aktivitetet e tjera të projektit dhe punën e rrjetit të OSHCve
  • Rëndësia e pjesëmarrjes tuaj bazuar në informacionin e marrë gjatë komunikimit mes OSHCve dhe EDEN

Numri i pjesëmarrësve në programin e trajnimit është i kufizuar dhe kandidatët mund të marrin pjesë në një ose më shumë trajnime, në varësi të interesave dhe mundësive. Qendra EDEN rezervon të drejtën për të vendosur mbi përzgjedhjen dhe numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve, në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe mundësitë financiare, në të cilat mund të merrni më shumë informacion nëse na kontaktoni në numrin e telefonit 42 227615 ose duke vizituar faqen tonë zyrtare www.eden-al.org.

*periudha kohore është indikative dhe duke iu nënshtruar ndryshimeve në të cilat pjesëmarrësit do të informohen në kohë

Partnere dhe Donatore