Dita Ndërkombëtare e Tokës

20160422 105518
Viti:                               2016
Mesazhi:                    "Pemë për Tokën"
Vendndodhja:            Sabahudin Gabrani, Dora d'Distria dhe Kopshti Zoologjik
Mbështetur nga:        Programi ACHIEVE, Financuar nga Bashkimi Evropian
Partnerë:                    REC, Shkolla Sabahudin Gabrani dhe Dora d'Distria


Tema e këtij viti ishte “Pemë për Tokën”®. Qëllimi i kësaj teme është të përcjelli një ndikim të rëndësishëm dhe të matshëm në Tokë i cili do të shërbejë për një planet të pastër, të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh edukative ndërgjegjësuese për mjedisin me nxënës të 2 shkollave 9-vjeçare në Tiranë “Sabahudin Gabrani” dhe “Dora d’Distria” si dhe në Qendrën e Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtin Zoologjik.

Në të dy shkollat u mbollën fidanë bimësh të ndryshme nga vetë nxënësit ku përveç mësimit në teknikat e mbjelljes së bimëve dhe përkujdesit të tyre mësuan dhe informacione mbi anët pozitive që këto bimë ofrojnë ndaj ambjentit dhe njerëzve. Bimët që u mbollën në këtë aktivitet ishin: dafina, rosmarina, oleandër, jaseminë, si dhe lule dekorative.
Gjithashtu lojra interaktive edukuese u zhvilluan në Qendrën e Edukimit mjedisor në Kopshtin Zoologjik, për zhvillimin e kulturës dhe dashurisë ndaj mjedisit prej fëmijëve