Dita Ndërkombëtare e Tokës

Viti:                                2018
Mesazhi:
                    
" Stop ndotjes nga plastika"
Vendndodhja:             Parku i lodrave, Piramida, Tiranë
Mbështetur nga:        Projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
Partnerë:                    Bashkia Tiranë, Shkolla New York Tiranë

Qendra EDEN dhe Bashkia Tiranë nisin promovimin e projektit BAS (Përfito duke kursyer) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Kjo ditë sot, mblodhi së bashku në parkun e ri të lojrave pranë Piramidës, 60 nxënës dhe vullnetarë për t’i thënë “STOP ndotjes nga plastika!” . Për 14 vite rresht jemi munduar të pëcjellim tek banorët e kryeqytetit mesazhe për mbrojtjen e tokës sonë dhe u kemi bërë thirrje të na bashkohen me veprimet e tyre.

U zgjodh një nga lagjet e qeta, por sërisht qëndrore të qytetit, jo vetëm për t’ju bashkuar lëvizjeve mbarë botërore, por edhe për të filluar punën konkrete me ndërgjegjësimin qytetar në kuadër të projektit rajonal Interreg V-B “Ballkan – Mesdhe 2014-2020” titulluar “ Përfito duke kursyer – BAS “ . 

Për mëse 3 orë nxënësit e shkollës 9-vjecare të New York-ut në Tiranë vizatuan mesazhet e tyre për minimizimin, reduktimin apo refuzimin e përdorimit të qeseve plastike mbi cantat të krijuara nga vullnetarët e EDEN duke përdorur veshje të cilat ne nuk i përdorim më. Dëfrimi ishte ende më i madh kur iu prezantuan kuiz-in ”Rrota e Tokës”, me anë të të cilit kushdo mund të masë njohuritë mbi reduktimin, refuzimin, ripërdorimin dhe riciklimin e plastikës.