Dita Ndërkombëtare e Tokës - 22 Prill

2009 2Viti:                                2009
Mesazhi:
                    
" Jeto gjelbër, Jeto shëndetshëm"
Vendndodhja:             Pavioni i qelqtë Tiranë
Mbështetur nga:        Ambasada Amerikane, Bashkia Tiranë
Partnerë:                    Bashkia Tiranë

Qendra mjedisore EDEN në mbështetje me Bashkinë e Tiranës, Ambasadës Amerikane vendosën të realizonin një aktivitet në datë 22 prill ku u ftuan shkolla private e publike, kopshte të cilët ishin ftuar të paraqisnin punime me materiale të riciklueshme. Të gjtiha këto u ekspozuan në pavionin e qelqtë që ishte instaluar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu pjesë teatrale u realizuan nga nxënës duke improvizuar në tre mjedise të ndryshme, situata e se si njerëzit sillen me mbeturinat.

2008Viti:                                2008
Mesazhi:
                    
" Qendra e Edukimit Mjedsior EDEN ju mirëpret..."
Vendndodhja:            Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur nga:        Ambasada Amerikane, Banka ProCredit
Partnerë:                    Bashkia Tiranë 

Qendra mjedisore EDEN në mbështetje me Bashkinë e Tiranës, Ambasadës së SHBA dhe Bankës ProCredit përuruan Qendrën e Edukimit Mjedisor `EDEN`me datë 22 Prill 2008. Që prej asaj dite kjo qendër vazhdon të funksionojë dhe ështe e hapur cdo ditë nga e Hëna në të Premte nga ora 08:30 - 12:30. Kjo qendër shërben për edukimin e brezit të ardhshëm që ta duan dhe respektojnë më shumë mjedisin që na rrethon. Informacioni që ndodhet në të do të ndihmojë për kultivimin e sa më shumë njohurive për botën e gjallë.

2007Viti:                                2007
Mesazhi:
                    
" Karnavalet Mjedisore"
Vendndodhja:            Parku i Madh i Liqenit dhe Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur nga:        Ambasada Amerikane
Partnerë:                    Bashkia Tiranë

Qëllimi i këtij viti festimi ka qenë përurimi i vendosjes së sinjalistikës në mjediset e Parkut të Madh të Tiranës; realizimi i karnavaleve mjedisore të cilat ironizuan probleme të ndryshme mjedisore si: prerjen e pemëve, djegjen e mbeturinave, nxjerrjen e CO2 etj; feneomene, të cilat çojnë në rritjen e ngrohjes globale; realizimi i veshjeve të karnavaleve mjedisore të realizuara nga Guidat Natyrore të Qendrës “EDEN”.