Guida Natyrore

Guidat Nayrore janë një grup të rinjsh pranë qendrës EDEN të trajnuar për të ofruar guida të mirëfillta natyrore në parqe dhe vende të ndryshme me vlera të veçanta të Shqipërisë. Guidat janë jo vetëm të përqëndruara në dhënien e informacionit mbi vlerat mjedisore e turistike të vendeve të veçanta, por edhe në dhënien e informacioneve mbi problemet ekzistuese në menaxhimin dhe mënyrat e duhura të përdorimit të këtyre zonave duke u bazuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Qëllimi kryesor i grupit të Guidave Natyrore është:

  • Promovimi i Eko-Turizmit, edukimit mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  •  Ofrimi i shërbimeve të specializuara për target grupe të ndryshme në fushën e ekoturizmit dhe turizmit
     kulturor
  • Promovimi i guidave natyrore si profesion i njohur dhe i pranuar nga institucionet qeveritare dhe jo
    qeveritare
  • Krijimi i një rrjeti të Guidave Natyrore në Shqipëri dhe me gjërë
  • Organizimi i trajnimeve dhe seminareve për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor për target grupe të 
    ndryshme
  • Shtimi i intirnerareve në numër dhe shpërndarje gjeografike
  • Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme me qëllim promovimin e edukimit mjedisor
  • Krijimi i manualeve informative për zona të ndryshme në shërbim të komunitetit

Historiku
Grupi i parë i Guidave Natyrore në qendrën EDEN është formuar në vitin 2004 dhe prej ketij viti grupi ka pasur ndryshime të vazhdueshme në përbërje. Guidat Natyrore kanë marrë pjesë në projekte të ndryshme të qendrës EDEN gjatë këtyre viteve, projekte të cilat lidhen me guidat në natyrë.
 Disa prej tyre janë:

  • Ambasadorët e Natyrës
  • Qendra e Edukimit Mjedisor në Kopshtin Zoologjik
  • Të kthejmë në jetë lagunën e Karavastasë
  • Orë të hapura dhe guida në natyrë në kuadër të projektit CLEEN

Në kuadër të këtyre projekteve grupi i Guidave të Natyrës ka ndihmuar në zbulimin e itinerareve të reja natyrore, publikimin e manualeve natyrorë, guidimin e grupeve të ndryshme në natyrë etj.

Mënyra e organizimit
Grupi mblidhet 4 herë në muaj, nga të cilat dy janë përgatitje guidimi dhe zbulim itineraresh në natyrë dhe dy të tjera janë mbledhje për dokumentimin e itinerareve dhe planifikimin e aktiviteteve në vazhdim. Oraret e takimeve vendosen me bashkëpunim dhe moderohen nga koordinatori i grupit, i/e cila është punojës/e e qendrës EDEN.
Grupi rigjenerohet vazhdimisht me persona të rinj të apasionuar pas natyrës dhe me dëshirë për të kontribuar në turizmin e qëndrueshëm.