Titulli i projekti: “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT)
Kohëzgjatja: Mars 2021 – Shtator 2022
Vendodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian, programi IPA 2017
Buxheti: 89,695.93 Euro
Projekti “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT) do të zbatohet për një periudhë 18 mujore në Shqipëri, dhe synon të forcojë rolin vigjilues dhe partneritetin e OShC-ve, për të rritur forcimin e zbatimit të politikave të rikuperimit të energjisë dhe të gjelbërta përmes monitorimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit. Tre kolonat kryesore të këtij projekti, që do të mundësojnë arritjen e këtij qëllimi janë:
• Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dedikuar OSHC-ve për zhvillimin e një platforme që mundëson dialog konstruktiv me institucionet qeverisëse duke synuar përparimin e çështjeve dhe politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
• Fuqizimi i bashkëpunimit të OSHC-ve dhe rolit vigjilues të tyre për nxitjen e zbatimit të politikave të gjelbërta dhe të rikuperimit të energjisë nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit
• Nxitje e vëmendjes dhe përgjegjësisë politike për të përafruar parimet e politikave të gjelbërta dhe rikuperimit të energjisë të direktivave përkatëse, në kornizat ligjore të vendit
Projekti zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI.