Titulli i projektit: “Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro-mjedisore“
Kohëzgjatja: Korrik 2016 – Qershor 2017
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane - Tiranë, Shqipëri
Buxheti: 17,363.0 $
Projekti “Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro-mjedisore” ka për qëllim të krijojë lidhjen dhe kulturën e një jetesë të qëndrueshme me mjedisin dhe një mënyre të punuari pro-mjedisore, si një lidhje që u shërben të gjithëve drejt një jetese të shëndetshme.
Projekti fokusohet veçanërisht në shkollat profesionale dhe orientimin që ato duhet të kenë drejt të menduarit dhe punuarit gjelbër. Shkollat profesionale janë një faktor çelës në vendin tonë, nga ku profesionistët dhe zejtarët e së ardhmes formohen, duke përfaqësuar institucionet e edukimit të cilat u japin të rinjëve jo vetëm njohuri por edhe aftësi të specializuara të nevojshme.
Fakti është, që qeveria shqipëtare gjithmonë e në rritje në vitet e fundit, po nxit dhe u ka dhënë prioritet shkollave profesionale. Në mbështetje të prioriteteve të qeverisë në edukim, ky projekt i sjellë vlera të shtuara shkollave profesionale. Ai përfshin konceptin e të jetuarit qëndrueshëm të brezave të rinjë në Shqipëri, gjë e cila mbështet fuqishëm zhvillimin e qëndrueshëm në planetin tonë. Ne synojmë të edukojmë mënyrën e të menduarit, që çdo shërbim komunitar dhe sjellje në banesa duhet të mbështetet në principet jeshile, në mënyrë që të rrisim standardet tona të jetesës, të sigurojmë të drejtat e njerëzimit dhe ruajmë burimet natyrore. Në këtë mënyrë studentët e rinj do të fitojnë njohuri orientuar në tematikat e gjelbëra dhe të jenë një prioritet në tregun e punës.
Projekti adreson 4 shkolla profesionale, në 4 rrethe të Shqipërisë, si më poshtë:
- Shkolla profesionale “Hamdi Bushati”, në Shkodër;
- Shkolla profesionale “Hysen Cela”, në Durrës;
- Shkolla profesionale “Ali Myftiu”, në Elbasan;
- Shkolla profesionale “Kamëz”, Tiranë.
Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN dhe mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë. Mbështetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, Rinisë dhe Sporteve, për zbatimin e tij në shkollat profesionale që ai adreson.