Titulli i projektit: "Ecim drejt rrugës së zhvillimit të qendrueshëm!”
Kohëzgjatja: Maj - Shtator 2015
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Buxheti: 2,760,000 lekë
Projekti ka si qëllim të kontribuojë në edukimin e shoqërisë shqiptare nën një frymë qytetarie e cila vlerëson mjedisin si një e mirë e përbashkët publike, dhe e lidh mbrojtjen e tij drejtë për drejtë me standartin e jetesës. Objektivat specifikë të propozimit :
Titulli i projektit: Unë e dua eficiencën e energjisë
Kohëzgjatja: 7-15 tetor 2014
Vendndodhja: Tiranë, Porto Palermo
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+
Buxheti: 11425 EURO
Shkëmbimi rinor “Unë e dua eficiencën e energjisë” bashkon 23 të rinj nga Shqipëria, Republika Ceke, Moldavia, Poloni, Spanjë dhe zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe rrjeti Youth and Environment Europe (YEE). Qëllim është ofrimi i një hapësirë për të ndarë idetë dhe njohuritë mbi çështjen e energjisë eficiente si dhe të rrisi ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të komuniteteve për një energji të pastër. Objektivat janë: Të rritet njohuria e të rinjve për burimet e rinovueshme të energjisë dhe eficences së energjisë; -Të eksplorohen dhe zhvillohen praktika të përditshme të thjeshta për reduktimin e shpenzimeve të energjisë pa sakrifikuar në plotësimin e nevojave të përditshme; -Të fuqizohen dhe modifikohen qëndrimet e pjesëmarrësve ndaj qëndrueshmërisë energjetike dhe të inkurajohen që të përhapin këtë përqasje të re në komunitetet e tyre; Të shkëmbehen përvojat dhe praktikat më të mira nga vende të ndryshme në drejtim të investimeve miqësore me mjedisin dhe iniciativat për prodhim më të pastër, më të drejtë dhe më të sigurtë të energjisë; Të nxitet krijimtaria e rinisë, sipërmarrjes, bashkëpunimit dhe rrjetëzimit.
Fotografitë aktivitetit mund ti ndiqni në facebookun e qendrës EDEN duke klikuar këtu
Titulli i projektit: "Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktik
në sytë e qytetarëve"
Kohëzgjatja: Prill - Qershor 2013
Vendndodhja: Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur nga: GEF (Global Environment Facility)
Buxheti: 53, 340 USD
Projekti nxit përdorimin e energjive të rinovueshme dhe të zgjidhjeve ekologjike dhe ekonomike në përdorimin e burimeve natyrore. Ai konsiston në restaurimin e shtëpizës së drurit e njohur si Qendra e Edukimit Mjedisor ”EDEN” e ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës
Titulli i projektit: Mbështetje për REC në organizimin dhe animimin e aktiviteteve
jashtëshkollore në kuadër të Paketë së Gjelbërt
Kohëzgjatja: Shkurt 2011
Vendndodhja: Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier
Mbështetur nga: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Buxheti: 847,100 Euro
Ky është një projekt i cili ka për qëllim për të trajnuar mësuesit e shkollave fillore në Shqipëri, në se si të organizojnë aktivitete jashtëshkollore (projekte të vogla), të cilat japin mesazhe mjedisore nga nxënësit për komunitetin.