Qendra e Edukimit Mjedisor
Qendra mjedisore EDEN e themeluar pranë Kopshtit Zoologjik të Tiranës, në mbështetje me Bashkinë e Tiranës, Ambasadës Amerikane në Tiranë (Zyra për marrëdhënien me publikun)dhe Bankës ProCredit u inagurua më datë 22 Prill 2008. Që prej asaj dite kjo qendër vazhdon të funksionojë dhe ështe e hapur çdo ditë nga e Hëna në të Premte nga ora 08:30 - 12:30. Kjo qendër shërben për edukimin e brezit të ardhshëm që ta duan dhe respektojnë më shumë mjedisin që na rrethon. Informacioni që ndodhet në të do të ndihmojë për kultivimin e sa më shumë njohurive për botën e gjallë. Çdo ditë kjo qendër vizitohet jo vetëm nga nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës por edhe nga nxënës të cilët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit. Në këtë qendër përveç informacionit teorik i cili vihet në dispozicion në mjediset e brendshme të saj, fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë mjedisin rreth Kopështit Zoologjik duke përdorur lojrat e Kitit të Edukimit Mjedisor. Ndër to përmendim: Guidë rreth Kopështit Zoologjik ku u jepet fëmijëve informacion më i zgjeruar në lidhje me kafshët ekzistuese, lojëra të ndryshme që kanë për qëllim njohjen më nga afër të natyrës dhe botën e gjallë.
Gjithashtu edhe brenda mjediseve të kësaj qëndre ndodhen lojra të ndryshme dhe një bibliotekë e pasur me libra për Edukimin Mjedisor. Përveç nxënësve dhe fëmijëve të cilët realizojnë pranë kësaj qendre edhe orët e tyre të praktikave dhe orët e lira ekstrakurrikulare, kjo qendër vizitohet dhe nga moshat e rritura të cilët kanë tepër kuriozitet të dinë më shumë rreth natyrës dhe të përforcojnë njohuritë e tyre.
Kjo qendër shërben dhe si një qendër promjedisore ekologjike me vendosjen e paneleve diellore, llampat LED dhe depozitimi i ujit të shiut.