Fushata

Emri i Fushatës: Të jetosh në harmoni me Drinin!
Kohëzgjatja: Janar-Dhjetor 2015

Në kuadër të projektit "Vepro për Drinin", financuar nga CEPF, iniciuar nga MIO ESCDE dhe zhvilluar nga qendra EDEN dhe OJQ-të e tjera në Ballkan ndërrmorën një sërë aktivitetesh me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, rritjen e njohurive dhe fuqizimin e OJQ-ve për të mbrojtur dhe ruajtur ekosistemet e ujërave të ëmbla në basenin e lumit Drin.
Mund të shikoni prodhimin e filmave triplet me metrazh të shkurtër: Vepro për Drinin 1, Vepro për Drinin 2Vepro për Drinin 3.
Këtu gjeni dhe publikimin zyrtar të prodhuar dhe përkthyer në gjuhët e secilit partner të përfshirë në këtë fushatë.


Emri i Fushatës: Unë do të votoj…dhe të votosh gjelbër në zgjedhjet lokale 2015 është thelbësore
                               për cilësinë e jetës sime!”
Kohëzgjatja: Prill -Tetor 2015

Fushata ka për qëllim të organizoj një fushatë jo politike, jopartizane, në 5 qytete të vendit (Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë, Shkodër)për të nxitur qytetarët në ngritjen e çështjeve mjedisore të qëndrueshme përgjatë zgjedhjeve lokale 2015. Nëpërmjet këtij projekti ne e fokusuam punën tonë në rritjen e numrit të votuesve në 5 qytetet të cilët shprehin pikëpamjet dhe pritshmëritë e tyre për një jetë dhe shëndet sa më të mirë. Gjithashtu dhe për të ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me kandadatët dhe më pas me kryetarët e bashkive përkatëse në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në planet dhe politikat e tyre.Kjo fushatë është mbështetur nga  Ambasada Amerikane në Tiranë.
Raporti i vlerësimit të perceptimit të qytetarëve mbi problematikat mjedisore dhe zgjidhjen e tyre!.


Emri i Fushatës: Zgjedhjet qëndrore 2013…Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm!
Kohëzgjatja: Mars –  Korrik 2013

Kjo fushatë ka për qëllim të organizoj fushata jo politike, jo partiake në 4 rrethe të Shqipërisë (Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjell çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013. Nëpërmjet kësaj fushate kemi synuar sjelljen e problematikave mjedisore në programet elektorale të kandidatëve të të gjitha partive që do të garojnë; rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi të drejtat e tyre për një shëndet dhe të ardhme më të mirë si dhe lobimin me median dhe partitë politike për të shtruar më mirë çështjet mjedisore në fushatat elektorale.
Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm!”.pdf


Emri i Fushatës: Up-cycling
Kohëzgjatja: Janar - Qershor 2013

Fushata ndërkombëtare “Up-cycling” do të rrisi ndërgjegjësimin mjedisor duke promovuar në mënyra të ndryshme konceptin e Up-cycling.
Upcycling është transformimi i mbetjes në diçka tjetër, që ka vlërë ose përdorim të njëjtë ose më të madh se materiali fillestar. Ky është një koncept mjaft i vlefshëm mjedisor, që shërben si një alternativë ose plotëson konceptin e ripërdorimit. Rrit ndërgjegjësimin e vlerësimit të objekteve dhe nënvizon pasojat mjedisore të konsumatorëve.
Këtë fushatë e kanë koordinuar një grup të rinjsh nga secili vend pjesëmarrës në fushatë: Republika Ceke, Rusi, Letoni, Armeni, Portugali, Shqipëri.
Broshure Up-cycling


Emri i Fushatës: E drejta e bletës
Kohëzgjatja: Prill 2013

Kjo fushatë nderkombetare ka për qëllim që të tërheqi vëmendjen dhe të rrisi ndërgjegjësimin e njerëzve rreth zhdukjes së bletëve të mjaltit në Europë nëpërmjet një aksioni për mbjelljen e bimëve duke krijuar një "kopësht" në qytet i cili do të sigurojë më shumë burime ushqimi për bletët. Ky aksion është realizuar në datat 20-21 prill që janë në afërsi të festimit që bëhet për Ditën e Tokës. Kjo fushatë u bëri thirrje cdo qytetari në botë që të përfshiheshin në këtë lëvizje dhe të realizonin dicka për bletët në vendin e tij.
Qytetet nismëtare të fushatës: Republika Ceke, Gjermani, Poloni, Shqipëri.


Emri i Fushatës: Kujdesje për të ardhmen? Kujdesje për pyjet!
Raporti i pyjeve për Finlandën, Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Republikën Çeke, Rusinë dhe Shqipërinë (PDF)
Kohëzgjatja: Korrik - Dhjetor 2011

Kombet e bashkuara kanë përcaktuar vitin 2011 si viti ndërkombëtar i pyjeve. Të jetuari në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm është një e drejtë e rëndësishme e njerëzve dhe pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të pastër. Fatkeqësisht jo të gjithë e kuptojnë rëndësinë e tyre dhe pyjet po shkatërohen me një hap shqetësues në mjaft vende. Për këtë arsye YEE dhe organizatat e saj anëtare po organizojnë një fushatë për pyjet gjatë verës dhe vjeshtës të 2011, që do të zhvillohet në 6 shtete Europiane.
Fushata është koordinuar nga një grup të rinjsh nga secili vend që mori pjesë në këtë fushatë: Finland, Mbretëria e Bashkuar, Portugal, Republika Çeke, Rusi, Shqipëri.


Emri i Fushatës: Shqipëria të ketë lule të vërteta, jo plastike
Kohëzgjatja: Janar 2010 – Prill 2011

Qëllimi i kësaj fushate është që të ulë ndotjen nga qeset plastike në Shqipëri. Me anë të kësaj fushate ne kemi punuar për rritjen e ndërgjegjësimit mbi dëmet e përdorimit të qeseve plastike, për të zvogëluar përdorimin e qeseve plastike, për të futur një kosto për blerjen e qeses plastike në supermarkete dhe jemi krenarë që kemi ndikuar në projektligjin për "Amballazhimin dhe mbetjet e tij". Edhe pse kjo fushatë ka mbaruar , qëllimi i kësaj fushate është qëllimi i qendrës EDEN në çdo aktivitet që ne zbatojmë.

Refuzo sot qesen plastike që të jepet në dyqan dhe përdor torbat e leckës :)
Klikoni këtu për të ndjekur fushatën tonë në facebook!


Emri i Fushatës: Vepro Tani! – Fushatë Kombëtare për ndryshim në Mjedis
Kohëzgjatja: Nëntor 2009 – Shtator 2010

Fushata e mbetjeve “Vepro Tani” ka qenë pjesë e fushatës kombëtare për veprim në mjedis “Vepro Tani”, e menaxhuar nga Milieukontakt International dhe financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Me punën e rreth 10 muajve, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët e projektit, ne synuam rritjen e ndërgjegjësimit publik për reduktimin dhe ripërdorimin e mbetjeve urbane.
Përpos ideimit dhe drejtimit të fushatës ndërgjegjësuese të mbetjeve në rang vendi, punës për prezantimin e letrës së pozicionimit në institucionet qëndrore dhe vendore anekënd Shqipërisë, mediatizimit dhe përdorimit të mjeteve inovatore dhe kreative për ndërgjegjësimin dhe edukimin publik, ne patëm mundësinë të mbështesnim edhe zbatimin e 3 fushatave vendore nga organizata simotra.
Materialet promovuese: Riciklim i Letrës. Riciklimi Plastikës. Riciklimi Qelqit.


Emri i Fushatës: Aktivitete për informimin e publikut dhe rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me termocentalin me qymyr në Porto Romano, Durrës
Kohëzgjatja: Prill – Shtator 2009