Ore te lira ne natyre
Ditën e premte me datë 19 Mars u zhvillua një aktivitet për praktikimin e materialeve të edukimit mjedisor pranë Parkut të madh të Liqenit artificial të Tiranës. Ky aktivitet u mundesua në kuadër të projektit “CLEEN” mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulta në Shqiperi dhe bashkepunimit midis UNICEF dhe Qendrës EDEN . Në këtë aktivitet morrën pjesë nxënsit e klasës së pestë, mesues te shkollës “Kamza e Re”, Zv/Ambasadorja e Ambasades së Vendeve të Ulëta dhe përfaqesuesja e UNICEF në Tiranë.
Nxënësit e kësaj shkolle ishin të organizuar në dy grupe ku secili grup praktikoi temën e natyrës dhe të ujit. Grupi i natyrës pergatiti postera në të cilat tregohej qartë perceptimi i nxënësve për ndotjen e mjedisit dhe masat që duht të merren per mbrojtjen e tij. Klasa e ujit përgatiti materiale, kuriozitete në lidhje me ujin dhe ndotjen e tij, si dhe vjersha përshëndetëse. Secili grup prezantoi gjithashtu materialet e edukimit mjedisor si dhe menyren e përdorimit të tyre si për shembull: matja e pastertisë së ujit, lageshtisë së ajrit, identifikimin e krijesave të vogla dhe bimeve ujore etj.
Fëmijët u argëtuan duke eksploruar mjedisin që i rrethonte me anë të përdorimit të materialeve të edukimit mjedisor.
Më pas fëmijët bashkëbiseduan me të ftuarit lidhur me opinionin e tyre për kujdesin ndaj mjedisit. Ata shprehen mendimin se keto lloj aktivitetesh ndikojne në ndryshimin e sjelljes së tyre kundrejt natyres në shkollë dhefamilje .
Në fund të aktivitetitgrupi i guidave natyrore të Qendrës EDEN i zhvilluan shkolles një guide të shkurter përgjatë itinerarit të parkut te liqenit, ku nxenesit u njohen me boten e gjalle dhe hisorine e tij.