Raporti: Enel-i planifikon te eksportoje ndotjen ne Shqiperi
Tirane/ Shqiperi, Rome/ Itali - Investimi I kompanisë energjitike italiane Enel për një termocentral me qymyr me kapacitet 1600 MW ne Porto Romano, do të rrisë emerimet e dioksidit të karbonit 2.5 here më shumë se niveli aktual - Keshtu tregon studimi I publikuar sot nga Qendra EDEN dhe CEE Bankwatch Network, I cili përkon dhe me mbledhjen e vjetore të asionereve te Enel. Projekti bie gjithahstu në kundërshtim me Strategjinë Kombetare të Energjisë në Shqipëri, sipas së cilës nuk shihen me rëndesi termocentralet me qymyr në sektorin energjitik në Shqipëri.
Studimi i tiltulluar "Pertej kufirit: Plani i Enel per eksportin e ndotjes se saj ne Porto Romano, Shqiperi” (1) tregon se me eksportimin ne Itali te 85 perqind te energjise elektrike te planifikuar, projekti perfaqeson nje marreveshje te pamenduar mire per Shqiperine dhe ka te ngjare te pengojne rende zhvillimin e investimeve te tjera ne Shqiperi, si ne energjine e rinovueshme, eficencen e energjise apo industrine e turizmit, te cilat kane mundesi te medha per hapjen e vende te punes
Anisa Xhitoni nga Qendra EDEN komentoi: "Perfitimet qe do te kete ENEL nga ky project jane te qarta: Ndertimi i nje termocentrali me qymyr ne Shqiperi ne vend te Italise do te thote se kompania nuk ka pse te shpenzoje per leje mjedispore dhe ne varesi te cmimit te karbonit, kursimet per Enel variajne nga 232,5 ne 325.5 miljon Euro deri ne vitin 2020. Planet e Enel-it per te transferuar ndotjen pertej Adriatikut, ne Shqiperi i kalojne kufijte e dyshimit, gje qe eshte skandaloze per nje superfuqi energjike Europiane dhe nuk duhet toleruar nga aksioneret e kompanise.”
"Ky projet, jo vetem qe del totalisht I panevojshem duke marre parasysh investimet e shumta energjitike ne Shiqperi kohet e fundit, por dhe studimi I vleresimit te ndikimit ne mjedis eshte I nje cilesie te dobet. Ky I fundit nuk parashikon asnje alternative teknologjike apo te furnizimit me lende djegese, prek shume pak ndikimin ne komunitetin local, nuk prek aspak problemin e hirit te gjeneruar dhe deshton ne ekzaminimin e ndikimit serioz klimatik.”
Piotr Trzaskowski, koordinator i energjise dhe klimes per CEE Bankwatch Network, tha: “Nje nga deklaratat e bera nga qeveria shqiptare eshte se ky central energjitik me qymyr eshte i domosdoshme per sigurine e furnizimit te vendit me energji elektrike.
Investitoret potenciale te tille si bankat nderkombetare te zhvillimit duhet te ndihmojne vendet si Shqiperia te ndermarrin projekte per eficiencen e energjise dhe per menyrat e pastra te gjenerimit te energjise, te cilat sjellin perfitime afatgjata dhe te moj ndihmojne gjigandet perendimore te enrgjise te fitojne edhe me lehte parate e tyre te pista.”
Shenime:
1. Studimi eshte i disponueshem ne versionin pdf ketu
Me shume informacion mbi projektin mund te gjeni ne linkun