workshope për ekonominë qarkulluese

Qendra mjedisore EDEN ka zhvilluar dy workshope në datë 10 dhe 22 dhjetor 2021 me temë “CircLABs – Laboratorët urbanë që vënë në jetë parimet e ekonomisë qarkulluese”. Në këto workshope zhvilluar fizikisht (te qendra e Inovacionit63dff9efa87270e49fe96fd932e0db36 collage 450 "Oficina", pranë shkollës "Harry Fultz") dhe online, ishin të pranishëm rreth 45 pjesëmarrës nga qendra të inovacionit, studentë, qytetarë, institucione shtetërore, OJF etj.

Në të dy workshopet u trajtua nga ekspertët e fushës, legjislacioni në Shqipëri dhe ekonomia qarkulluese duke u ndaluar dhe në sektorin e mbetjeve që është një nga temat e debatuara në mjedis. Ekonomia qarkulluese është gjithashtu një temë e rëndësishme në politikëbërjen Europiane, pasi koncepti i ekonomisë qarkulluese është një mënyrë për të punuar drejt rritjes së gjelbër ekonomike, duke kombinuar politika mjedisore, ekonomike dhe sociale
Për Shqipërinë, ekonomia qarkulluese merr rëndësi të veçantë, në kuadrin e përpjekjeve të saj gjatë procesit të integrimit europian, ndaj përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së.
Te workshopet u vu re se informacioni i ndarë nga ekspertët ishte i rëndësishëm për pjesëmarrësit pasi diskutimet që shoqëruan workshopet bazoheshin në: mundësitë e Shqipërisë për të përkrahur ekonominë qarkulluese; si laboratorët urbanë i vijnë në ndihmë tranzicionit të ekonomisë qarkulluese etj.

Falenderojmë shkollën "Harry Fultz" dhe qendrën e Inovacionit Oficina për mbeshtetjen dhe lehtesimin e zhvillimit të workshopit fizikisht dhe të gjithë personat për interesin e shprehur dhe pjesëmarrjen e tyre aktive. Të dy workshopet të zhvilluara në kuadër të projektit “Circular innovation and resilient city labs in the Adrion Region (CIRCLE)” me fonde të BE-së, zbatuar nga Bashkia Tiranë dhe qendra EDEN, u përmbyllën me interesin e pjesëmarrësve për vijimësi për të zhvilluar debate dhe diskutime të tjera në të ardhmen mbi temën e ekonomisë qarkulluese.