Bashkia Has dhe Komuna Klinë takim dy palësh

Takim midis dy kryetareve te bashkive

 

Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise po bëhet më e fortë përmes bashkëpunimit të Komunës së Klinës dhe Bashkisë Has

Kryetari i Komunës së Klinës Prof.Dr Zenun Elezaj dhe Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina u takuan sot (datë:16.09.2021) në një takim të përbashkët në ambientet e Komunës Klinë.
Të pranishëm në takim nga Komuna Klinë ishin z. Aziz Desku, Drejtor i financave dhe Zhvillimit Ekonomik; z. Iber Elezaj, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente dhe nga Bashkia Has Z. Selim Lisha, Drejtor Drejtoria e Pyjeve; z. Hysni Morina, Përgjegjës i Turizmit. Të dy kryetarët diskutuan mbi zbatueshmërinë e projektit ndërkufitar “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, rezultatet e arritura dhe përfitimet që do të kenë këto dy komuna në mbrojtjen e mjedisit dhe stimulimin e ekonomisë së gjelbër.

Për më tepër, gjatë takimit u dakordësua për rritje të bashkëpunimit midis dy bashkive, shkëmbimin e përvojave në avancimin e turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe vlerave të përbashkëta që ndajnë si komuna.

*Projekti ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente" mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation dhe Komuna Klina

Web footer Green Corss

 


 

Buxhetim me pjesëmarrje ne Bashkine Has

Qendra mjedisore EDEN zhvilloi ne Bashkinë Has, 4 takime per banorët në datën 7 dhe 8 shtator 2021 në lidhje me buxhetimin me pjesëmarrje* në njësinë administrative Krumë dhe Golaj në lidhje me sugjerimet dhe komentet e Foto buxhetim me pjesemarrjebanorëve për buxhetin e parashikur për vitin pasues 2022.

Në këto takime morën pjesë rreth 35 pjesëmarrës me të cilët u diskutuan 5 programe buxhetore të përzgjedura nga 23. Programet buxhetore të përzgjedhura ishin:

  • Menaxhimi i infrastruktures ujitese,
  • Administrim pyje dhe kullota;
  • Rrjeti rrugor rural;
  • Menaxhimi i mbetjeve,
  • Menaxhimi ujerave te zeza dhe kanalizime

Duhet të theksohet që buxheti i Bashkisë Has në vitin 2020 ka qenë 450,277,495 ALL, nga të cilat 31% e këtij buxheti përfaqëson shpenzime administrative, 48% janë fonde për shërbimet sociale dhe pjesa tjetër fonde operative dhe rezervë. Vetëm 8% e buxhetit shkon për investim për zhvillimin e komunitetit dhe buxheti nuk përmbush asnjë nevojë për investime në sektorët dhe kategoritë e ndryshme të shërbimeve bashkiake. Kapacitetet financiare të Bashkisë Has janë më të ultat në nivel qarku.

Diskutimi i hapur ju referua: a) ndarjes buxhetore sipas rëndësise/prioriteteve të programeve dhe impaktit në popullatë e territor; b) ndarjes  sipas zonës urbane – rurale; c) metodës se grumbullimit të informacionit paraprak në lidhje me kërkesat buxhetore.

Një pjesë e mirë e banorëve të pranishëm në takim nuk kishin një informacion të detajuar në lidhje me buxhetimin me pjesëmarrja përpara nisjes së këtij procesi në bashki dhe kjo ishte një mundësi më shumë për të folur rreth shqetësimeve dhe nevjave që ka komuniteti. Sugjerimet u fokusuan kryesisht për përmirësimin e infrastrukturës për lidhjen më mirë të fshatrave midis tyre; për zhvillimin dhe më tej të turizmit duke krijuar mundësi bashkëpunimi dhe me zonat përreth; përmirësimin e ndërtesave të shkollave me izolim për përballimin e dimrit të ftohtë; shndërrimi I ndërtesave ekzistuese jo funksionalenë funksion të nevojave të popullatës si qendra me shërbime sociale për gratë, për të rinjtë, kopshte për fëmijët, çerdhe etj.; të planifikohen fonde në sektorin e bujqësise dhe ushqimit si dhe shërbimit pyjor përfshirë këtu infrastrukturën bujqësore, planifikimin e pikave të grumbullimit të produkteve kryesore bujqësore, këshillimit bujqësor e rural, mbështetjen e fermerëve etj.

Banorët u shprehën se edhe pse bashkia ka mundësi të vogla vendi ka mundësi të cilat janë ende të pa vlerësuara dhe zona ka mundësi për një zhvillim në sektorë të ndryshëm.

*Buxhetimi me Pjesëmarrje është një proces gjithёpёrfshirёs, i cili mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë vendor në vendimmarrjen mbi përgatitjen dhe shpërndarjen e buxhetit vendor.
Buxhetimi me pjesëmarrje ёshtё njё proces qё drejtohet nga organet vendore tё qeverisjes (bashkia dhe këshilli bashkiak) në bashkëpunim me komunitetin. Ky proces duhet të garantojë pjesëmarrje, infomim mbi plan-buxhetin, përfshi investimet dhe shërbimet e planifikuara, dhe duhet t’i japë mundësi komunitetit të diksutojnë dhe adresojë çështje dhe përparësi të rëndësishme gjatë konsultimeve të plan-buxhetit. Në fund, ky proces duhet të sigurojё që fondet e planifikuara për shërbime dhe investime janë konsultuar dhe rekomandimët e komunitetit janë konsideruar për miratimin e njё buxheti publik vendor në përgjigje të nevojave dhe përparësive të komunitetit.


STUDIMI RAJONAL MBI ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË GJELBËR

Cover studimi Q.EDEN GEAR

 

Studimi “E ARDHMJA JONË E GJELBËR” – mundësitë e zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në zonën e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë” ka si qëllim të hedhë dritë mbi zhvillimin e Ekonomisë së Gjelbër në rajon, vendosur në kontekstin e Ndryshimeve Klimatike dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Ky studim siguron një pasqyrë të përgjithshme të situatë dhe sfidave aktuave të vendeve të përfshira në studim, si – Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Për të vlerësuar dhe analizuar situatën në vendet e rajonit, ishte e nevojshme të rishikoheshin një numbër studimesh, dokumentash, politika publike të vendeve përkatëse.

Pikënisja e këtij studimi u ngrit bashkërisht me OSHC-të të cilat janë të angazhuara në mbrotjen e studimit, zhvillimin e gjelbër dhe sociale, përmes konsultimeve të mbajtura në çdo vend të rajonit. Në Shqipëri mbajtur në 10 Shkurt 2021 (për më shumë). Përveç kësaj, përgjatë konsultimeve mbi këndvështrimin e zhvillimit të gjelbër janë reflekuar gjithashtu dhe pikëpamjet e sektorit fitimprurës, ekspërtëve, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve publike të angazhuara në zhvilimin e gjelbër dhe social.

Përmes këtij studimi, partneriteti i projektit “Ekonomi e Gjelbër për Rajon të Zhvilluar” (GEAR) është përpjekur të sjellë një “mjet” për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë dhe domodoshmërinë e veprimit, ofrimit të shembujve dhe praktikave të suksesshme që nxisin krijimin e modeleve të reja të veprimit dhe biznesit më të gjlebër.

Për të aksesuar dhe shkarkur studimin klikoni – këtu

Studimi “E ARDHMJA JONË E GJELBËR” – mundësitë e zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në zonën e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë” vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Fushatë për ndarjen e çantave ekologjike me qytetarët

4

A e dini se çantat plastike duan nga 20 deri në 1000 vjet për t’u dekompozuar dhe përbëjnë një rrezik për ekosistemet detare dhe sistemin ushqimor? Për të reduktuar ndotjen plastike dhe parandaluar pasojat e saj, secili prej nesh mund të jap kontributin e tij/saj domethënës, duke zëvëndësuar çantat plastike me çanta tekstili/ekologjike.

Qendra EDEN po zbaton një fushat afat-shkurtër për shpërndarjen e çantave tekstile/ekologjike në tre qytete të ndryshme – Tiranë, Berat dhe Shkodër. Qytetarë të rastësishëm janë bërë pjesë e fushatës duke ndarë opinionet dhe mendimet e tyrë për përdorimin e çantave të plastikës, duke u pajisur më pas me çanta tekstili/ekologjike, të prodhuara nga Qendra EDEN në kuadër të projektit “Ekonomi e Gjelbër për Rajon të Zhvilluar”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.

5

Web footer GEAR

“Fushata publike për shpërndarjen e çantave tekstile/ekologjike” vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Axhenda e Gjelbër: Veprimi për Klimën

factorysmoke 860x466

ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?

Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:

(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria; (2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve; (3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës; (4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës; (5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.

Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkrete të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.

VEPRIMI PËR KLIMËN

Ballkani perëndimor është një nga rajonet më të prekur në Evropë nga ndikimet ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe ky trend parashikohet të vazhdojë, me vlerëismet e rritjes së temperaturës prej 1.7 – 4.0° C, dhe madje edhe tejkalimin e 5.0 ° C deri në fund të shekullit.

Si zotim për përmbushjen e synimeve të vendosur në Axhendën e Gjelbër, vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), përfshirë këtu edhe Shqipërinë duhet të ndërmarrin masa që sigurojnë dhe përmbushjen e zotimeve që vendet kanë marrë në kuadër të Marrëveshjes së Parisit. Ndërkaq, synimet dhe veprimet për klimën duhet të jenë të sinkron me synimet e përcaktuara nga BE në ligjin e BE për Klimën – e cila do të kthehet në një kusht kryesor në negociatat e pranimit të BP në BE.

Axhenda e Gjelbër në kapitullin për klimën vlerëson se bashkëpunimi politik dhe mundësimi i alternativave të zbatueshme e praktike për karburantet fosile janë thelbësore për të rishqyrtuar infrastrukturën e paqëndrueshme dhe investimet në energji. Ndihma teknike dhe finnaciare do të jetë e nevojshme për të shfrytëzuar potencialin e madh të një modeli të ri ekonomik të bazuar në qëndrueshmërinë dhe neutralitetin ndaj klimës.

Nëpërmjet Axhendës së Gjelbër, në kuadër të kapitullit për klimën do të ndërmerren këto nisma për të siguruar arritjen e objektivave të vendosur:

  • Lehtësim për përshtatjen dhe transpozimin e ligjit të BE për Klimën;
  • Asistencë për përgatitjen dhe zbatimin e masave adaptuese për klimën në afat-gjatë
  • Sigurimi i asistencës teknike në skemën e tregut të emetimeve dhe alternativave të tjera për zëvendësimin e karburanteve fosile.
  • Identifikimi i mundësive për përfshirjeje të hershme të Ballkanit Perëndimor në Skemën e BE për tregtimin e emetimeve, neës përshatet e gjitha.
  • Përfshirja e rajonit në “Paktin Evropian për Klimën” dhe aktivitet e saj.

Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.