
Qendra EDEN në kuadër të përfundimit të projektit ‘Zgjedhjet qëndrore 2013…Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshë” zhvilloi gjatë muajit korrik katër aktivitete në qytetin e Shkodrës , Beratit , Elbasanit dhe Fushë-Krujës .
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte shfaqja e dokumentarit të realizuar në kuadër të projektit. Dokumentari evidenton dhe pasqyron problematika mjedisore në keto qytete si fushë-depozitimet e mbetjeve urbane, hedhja e mbeturinave në zona të papërshtatshe apo ndotja nga aktiviteti i industrive të ndryshme, duke marrë përshtypjen e qytetarëve të cilët janë më të prekurit nga këto cështje mjedisore.
Dokumentari u shfaq (për reth 1 orë) në zonën më të frekunetuar nga banorët nw secilin qytet për te rritur sa më shumë sensibilizimin e tyre ndaj mjedisit dhe në të njëjtën kohë për të marrë mendime e tyre mbi pritshmwritw dhe kërkesat që kanw ndaj pushtetit qëndror per te marrw masa per te permisuar dhe gjendjen e këtyre problemeve.
Me datë 18 korrik 2013 u zhvillua aktiviteti i parë në qytetin e Shkodrës , sheshi “Nëne Tereza”, Aktiviteti i Shkodrës u pasua më datë 22 korrik në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet u vu re një pjesmarje e lartë e qytetarëve në aktivitetin e realizuar në shëtitoren e tij. Më datë 29 korrik 2013 u realizua shfaqja e dokumentarit nw qytetin e Beratit nw afersi te biblotekes dhe aktiviteti i fundit u realizua më datë 30 korrik 2013 në qytetin e Fushë-krujës ne sheshin “George Bush”
Nga aktiviteti u realizuan gjithashtu disa intervista ku banorët shprehën kërkesat dhe mendimet e tyre mbi kushtet aktuale te mjedisit .
Gjatë shfaqjes së dokumentarit mjaft qytetarë u interesuan mbi realizimin e tij duke pyetur mbi qëllimin e mesazhin përcjellës si dhe realizimin e projektit.
Organizatat partnere te projektit: Qyteti i Elbasanit, organizata Klubi Ekologjik Elbasan; qyteti i Beratit, Organizata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror"; qyteti i Fushe Krujes, Organizata” Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përeth Titan-Burizan”; qyteti i Shkodres, Qendra e Informacioni Aarhus Shkoder.
Zgjedhjet qendrore 2013...Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” është mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci/Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADC).
Ndiqni fotografite ne Facebook.
Dokumentarin mund ta ndiqni ne youtub-in e qendres EDEN