Leter drejtuar BERZH per te ndryshuar politikat investuese ne qymyr

Duke patur parasysh vendimin kritik të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane për Investim (EIB) për të mos investuar për qymyr, organizatat e programit SEE SEP ( Politika të Qendrueshme Energjitike në Evropën Juglindore) po i bëjnë thirrje bankës Europianë, për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të veprojë në të njëjtën mënyrë
Në raportin e fundit të publikuar “ Investimi me nxitim , pendimi me nge” theksohet se BERZH ka qenë huadhënësi më i madh në Evropën juglindore në vitet 2006-2012 dhe pothuajse gjysma e këtyre huave kanë mbështetur lëndët djegëse fosile. Dëgjesa me publikun për Stretegjinë e propozuar Energjitike e programuar për datën 4 shtator 2013 në Beograd, do të jetë rasti më i përshtatshëm për të provuar nëse BERZH është i gatshëm për të ndryshuar.
Jemi të shqetësuar që këto dëgjesa me publikun janë thjesht formale. Pavarësisht nga fakti i dhjetëra mijëra firmave dhe analizave të cilat mbështesin deklaratën tonë që qymyri vret dhe që BERZH duhet të ndalojë financimin në qymyr, këto nuk do të merren parasysh për shkak të disa grupeve të caktuara.
Kemi vendosur të dërgojmë një letër të hapur anëtarëve të bordit të BERZH në mënyrë që t’i kërkojmë kësaj banke një angazhim për të dialoguar në lidhje më cështjen kritike për rishikimin e Stretegjisë Sektoriale të Energjisë.
Letra është një nismë e programit SEE SEP ( Politika të Qëndrueshmë Energjitke në Evropën Juglindore), dhe është e firmosur nga 17 organizata Jo-fitimprurëse ndër të cilat dhe Qendra Mjedisore EDEN dhe Qendra Grupimi Ekolëvizja që janë partnerët në Shqipëri.
Letra derguar BERZH ne 28 gusht 2013 .