Konferencë përmbyllëse “ Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete”

Ditën e mërkurë dt.12 qershor 2013 qendra EDEN organizoi në ambjentet e Hotel Rozafa, Shkodër, konferencën përmbyllëse të projektit “ Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” .


Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësuesit e organizatës partnere në Mal të Zi, Sekretariati i Përbashkët Teknik (JTS), përfaqësues të qendrës EDEN, mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare ku u zbatua projekti në Shqipëri, përkatësisht në komunat Ana e Malit, Velipojë dhe Dajç.
Gjatë kësaj konference pjesëmarrësit patën mundësi që të njiheshin me një  përmbledhje të arritjeve të këtij projekti, me vështirësitë e ndeshura dhe me pozitivitetin e pritur nga komuniteti dhe nga shkollat pwr kwtw kësaj nisme . Në këtë konferencë u paraqitën vizatimet e punuara nga fëmijët në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke u bazuar në tëmën për një mjedis të pastër; u realizua një ekspozitë fotografish me një përzgjedhje të fotove nga aktivitete të zhvilluara përgjatë gjithë projektit. Të ekspozuara në këtë mjedis ishin dhe tre vendet e para fituese të konkursit vizatimor ndërmet 2 vendeve. Për të qenë më afër pjesëmarrësve si zhvillim i projektit u shfaq një video e shkurtër e realizuar me praninë e nxënësve ku tregohej qartë dëshira e tyre për të përmirësuar ambjentet e tyre shkollore.


Mësuesit patën mundësi të shpehnin mendimet e tyre dhe të ndanin kënaqësinë e mundësisë së realizimit të këtyre projekteve në qytetin e tyre; fëmijët shprehën fjalët më të dashura për të gjitha aktivitetet ku kanë qenë pjesëmarrës aktiv.
Në zhvillim të projektit janë realizuar një seri aktivitetesh si psh: krijimi i patrullave ekologjike në shkolla, trajnimi i mësuesëve dhe fëmijëve për ndarjen e mbetjeve, realizimi i një konkursi vizatimor ndërkufitar, konkurs ndërkufitar dijesh për mjedisin , trajnim i banorëve të komunave mbi kompostimin etj.


Ky projekt kishte një rëndësi të madhe për organizatorët por veçanërisht për zonat ku u zbatua, për fëmijët mësuesit dhe vëtë komunitetin. Qendra EDEN shpreson që ky projekt të jetë një vazhdim i punës së ndërmarrë tashmë, dhe do të jetë një mbështetje për të vazhduar zbatimin e praktikave të mira në tre komunat Dajç, Velipojë, Ana e Malit
- shprehet Znj. Ermelinda Mahmutaj, drejtore ekzekutive Qendra EDEN

Projekti “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete". është i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian përmes programit ndërkufitar IPA 2007-2013. Projekti është zbatuar në qarkun e Shkodrës në komunat Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit nga qendra EDEN si dhe në rajonin e Malit të  Zi nga FORS Montenegro në Bashkitë Andrejevica, Plav, Berane në periudhën prill 2012 - qershor 2013

Video “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete”

Fotografitë nga Konferenca ne Facebook

 

Tryezë e rrumbullakët në Shkodër dhe Elbasan në kuadër të projektit “Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm”

Në kuadër të projektit “Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm” mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Kooperimi Austriak për Zhvillim, qendra EDEN në bashkëpunim me Qendrën e Informacionit Aarhus Shkodër, Klubin Ekologjik Elbasan, Natyra Berat dhe Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan-Burizan Fushë-Krujë, organizuan dy tryeza të rrumbullakëta “Përmirësimi i mjedisit, prioritet i partive politike” më datë 11 qershor në qytetin e Shkodrës dhe 13 qershor në qytetin e Elbasanit.


Në këto tryeza ishin të ftuar të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të pranishme në Qarkun Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan me përfaqësuesit kryesorë për deputetë, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë, mediat lokale, mësues, nxënës etj.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i punës së realizuar nga koordinatorët lokalë të këtij projekti në lidhje me problematikat kryesore mjedisore në këto qarqe të identifikuara dhe ofrimi i alternativave zbutëse apo përmirësuese të këtyre shqetësimeve në programet elektorale të partive.


Tryezat u hapën me fjalime përshëndetëse nga përfaqësues të qendrës EDEN dhe të koordinatorëve lokal duke prezantuar disa prej problematikave mjedisore që janë evidentuar në qytetin e tyre. Më pas ata shprehën vështirësitë e hasura gjatë zbatimit të fushatës si dhe përshtypjet e fituara nga aktivitetet e realizuara me grupet rinore dhe takimet kokë më kokë me kandidatë të ndryshëm të partive politike.
Kur komuniteti ka informacion mbi çfarë ndodh, ai do të jetë shumë më i përfshirë në çështjet mjedisore dhe do të ndikojë shumë më tepër në ruajtjen e habitatit të tij. Qytetarët nuk e kanë idenë për forcën që kanë”, është shprehur përfaqësuesi i një partie politike, duke nënvizuar respektimin e Konventës së Aarhusit nga ana e Njësive të Qeverisjes Vendore si hap themelor i mbrojtjes së mjedisit.


Të gjithë kandidatët që ishin pjesë e dy tryezave të rrumbullakta u shprehën se mjedisi është një çështje madhore që nuk duhet anashkaluar më dhe se çdo kush nga ata do të filloj të punojë seriozisht dhe mbi të gjitha do të bëjnë çështë e mundur që ligjet mjedisore të fillojnë të zbatohen në mënyrë rigoroze.
Ata pohuan se të gjitha strukturat e shtetit duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur mjedisin dhe zbatimin e ligjeve.

Fotografi nga Aktivitete ne Facebook
 

Klubi Ekologjik Elbasan “Zgjedhjet qëndrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

 

 

 

Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqiperisë ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.
 

 

Në qytetin e Elbasanit shoqata “Klubi Ekologjik Elbasan” ka zhvilluar takime me kandidatët e partive të ndryshme politike që garojnë në zgjedhjet elektorale të 23 Qershorit 2013.Takimet me kandidatët janë realizuar në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit si teatri Skampa etj. Në një nga takimet me temë: “Trajtimi i mbeturinave urbane”  për pyetjen : A ka partia juaj politika fiskale për nxijen e riciklimit të mbeturinave të ngurta urbane për ta bërë biznesin miqësor me mjedisin?  U sugjerua Zbatimi i Strategjisë së planit të veprimit për trajtimin e mbeturinave urbane në qarkun Elbasan të hartuar nga Klubi Ekologjik Elbasan në bashkëpunim me aktoret në këtë qark. Kandidati premtoi bashkëpunim dhe partneritet për arritjen e këtij qëllimi. Një tjetër kanditat e ka konsideruar mjedisin si një nga prioritetet e zhvillimit dhe premtoi që do të ndërtojë landfillin e Paprit si një qendër e trajtimit të integruar të mbeturinave urbane për të 7 bashkitë dhe 43 komunat e këtij rajoni. Kandidatët i kanë dëgjuar me kërshëri dhe vlerësuar mendimet dhe sugjerimet e dhëna. Gjitheseicili prej tyre e ka në prioritet mjedisin. Krahas kësaj, ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe me shoqërinë civile. Një aktivitet i rëndësishëm ishte ai i “ Ditës Botërore të Mjedisit” zhvilluar datë 5 Qershor 2013  në bashkëpunim me grupet rinore të gjimnazeve dhe dy shkollave të mesme profesionale. Të rinjtë e veshur me bluza ku në to ishte stampuar motoja: “Mjedisi i shëndetshëm është e drejta dhe detyra ime. Unë do votoj qe mjedisi ku jetojmë të përmirësohet”, dhe një baner të gjatë  në duar,  parakaluan përgjate bulevardit “Aqif Pasha” . Kjo paradë pati një interes nga kalimtarët e shumtë dhe nga mediat e ndryshme.
 

 

Për promovimin e kësaj fushate janë vendosur në ambiente të ndryshme në qendër të qytetit   materjale që i përkojnë kësaj nisme . Aktivitetet janë pasqyruar në median e shkruar, elektronike dhe television ku nuk kanë munguar intervistat e dhëna nga koordinatori i “Klubit Ekologjik Elbasan”. Takimet dhe aktivitetet me kandidatët për zgjedhjet e gjelbëra, vigjilencën dhe advokacinë mjedisote me aktorët dhe faktorët përkatës vazhdojnë.


Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.

 

 

 

“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushaten " Zgjedhjet qendrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet ne kater rrethe te Shqiperise ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.
“Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan-Burizan”Fushë-Krujë po realizon lokalisht fushatën në qytetin e Fushë - Krujës.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese është që programet elektorale të çdo partie politike të pasqyrohen dukshëm në programet e tyre elektorale si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që të mendojnë për mjedisin përpara se të votojnë.

Organizata Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me grupe rinore përgjatë periudhës së fushatës siç janë: paradat mjedisore përgajtë rrugëve dhe bulevardeve të qytetit të Fushë Krujës, promovimi me anë të posterave dhe fletëpalosjeve ku kanë përcjell mesazhe të ndryshme mjedisore për të sensibilizuar qytetarët rreth problematikave mjedisore që shqetëson qytetin e tyre siç janë: fabrika e Anteas së çimentos, gropat e gëlqeres etj. Gjithashtu janë realizuar takime kokë më kokë me kandidatë të partive të ndryshme politike ku janë diskutuar çështje dhe problematika mjedisore dhe zgjidhjet që ata ofrojnë.

“Zgjedhjet qendrore...Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.



 

Natyra Berat “Zgjedhjet qëndrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqiperisë ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

Shoqata “Natyra Berat” në bashkëpunim me nxënës të shkollës “Llambi Goxhomani” kanë zhvilluar takime me kandidatë të partive të ndryshme politike pjesë e zgjedhjeve elektorale të 23 Qershorit 2013. Një ndër takimet u zhvillua në ambientet e “Universitetit të Beratit”. Kandidati është pyetur në lidhje me reformat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mjedisit në qytetin e Beratit . Janë diskutuar gjithashtu çështje të cilat janë problematike për qytetarët si:
-    Grumbullimi dhe djegia e plehrave në lagjen “Kombinat”
-  Devijimi i  lumit “Osum” nga shtrati dhe përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme të tokës bujqesore.
 

Për këto problematika të diskutuara gjatë takimit janë premtuar zgjidhje imediate si: Sistemimi i shtratit të lumit dhe krijimi i një sistemi i cili do të reduktojë derdhjen e lëndëve ndotëse në lumin “Osum”. Gjithashtu u premtuan bashkëpunime për fushata sensibilizuese. Kanditatët kanë në vëmendjen e tyre cështjet mjedisore dhe janë të hapur ndaj çdo zgjidhje. Njëri nga kandidatet ka deklaruar se janë dy çështje që do të mbështesë fort : Mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Krahas takimeve dhe diskutimeve nxënësit e shkolles “ Llambi Goxhomani” dhe shkollave të tjera në Berat kanë zhvilluar nje parakalim dhe fushatë ndergjegjësuese në datat 29 dhe 31 Maj 2013. Parakalimi u realizua në bulevardin kryesor te qytetit. Me anë të posterave, banerave dhe bluzave me moto: Mjedisi i shëndetshëm eshtë e drejta dhe detyra ime. Unë votoj që mjedisi ku jetojme të përmiresohet! janë munduar të ndërgjegjësojnë qytetarët në lidhje me problematikën dhe nevojën për mbështetje karshi mjedisit. Gjithashtu u bisedua me qytetarët për problematikat dhe mbrojtjen e mjedisit. Ata e kanë mbështetur fort këtë nismë.
 

 

“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.