Gjashte vjet ne gazeten e vetme mjedisore

Me që po largohem nga gazeta Ekolëvizja desha të shpreh mirënjohjen time per personat me të cilët jam njohur e kam punuar këto vjet . Nuk e kisha shkuar nëpër mendje që do t’i kthehesha gazetarisë pas gati tridhjetë vjetësh e , aq më tepër , gazetarisë mjedisore për të cilën nuk dija pothuajse asgjë . Kështu që kur Xhemali më bëri ftesë për të punuar për të vetmen gazetë mjedisore “ Ekolëvizja “ , që mbetet e vetmja edhe sot në Shqipëri , pavarësisht dëshirës për të shkruar dhe të qënit pa punë , pata ndjesinë se edhe mund të mos ta kryeja dot . Por disa fjalë që m’i tha Xhemali
që ditët e para ( se dimë më shumë për mjedisin se sa kujtojmë ) më bëri që ta filloja këtë punë . Këto gjashtë vjet dhe dashuria që kam patur përherë për natyrën , e nxitur edhe nga profili i profesionit që kam ushtruar , më dhanë jo vetëm njohuri , për të cilat njeriu ka nevojë t’i marrë tërë jetën , edhe në pleqërinë e thellë . Kjo përvojë më dha mundësinë që të njihja më tepër njerëz . Dhe këta ishin , në shumicën dërrmuese , jo vetëm të pasionuar ndaj mjedisit ku rrojmë por , me ndonjë përjashtim të rrallë , të ndërgjegjshëm se puna e përkushtimi i tyre mund t’i linin dhe pa të ardhura ( ose më thjeshtë pa para ) e megjithatë do të vazhdonin në atë rrugë që kishin nisur në të mirë të vendit .Kam njohur shumë njerëz të tillë dhe me siguri që do të harroj disa . Por që të gjithë të mirë e të përkushtuar për misionin që i kanë vendosur vetes . Nuk më pëlqen të përdor fjalën altruistë , por
sidoqoftë , të tërë janë të tillë . Mund t’i përdornin energjitë e tyre edhe në një biznes . Dikush edhe e ka bërë sepse të gjithë kanë të drejtë të punojnë në përmirësimin e jetës së tyre . Por fakti që kanë lënë , qoftë edhe për pak , rehatinë apo punët e tyre , për tu marrë me hallakatjen e mbetjeve në
Shqipëri , me protesta e mbledhje për ndotjen e ujrave apo prerjen pa kriter të pyjeve e kështu me radhë , tregon një përkushtim që shteti apo zyrtarët që i kanë detyrë për t’i zgjidhur këto probleme, jo dhe aq rrallë , rrinë në rolin e spektatorit.

Lexoni artikullin  e plote te shkruar nga Z. Agim Dalipi ketu

 

 

 

Konkurs nderkufitar

Ditën e enjte, 25 prill 2013, qëndra EDEN në bashkëpunim me FORS Mali i Zi , në kuadër të projekti “ Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete”  realizoi aktivitetin e tij më të fundit në bashkin Plavë, Mali i Zi.

Aktiviteti përfshiu nxënësit e shkollave 9-vjeçare të komunës Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit  të Shqipërisë, tre bashkive  në Mal të Zi , Berane , Plav dhe Andrijevica të cilat ishin përzgjedhur nga një konkurs më i hershëm i zhvilluar në kuadër të këtij programi.
Nxënësit pjesmarës u organiziuan në grupe perfaqësuese të shkollave përkatëse duke realizuar një konkurs bazuar në  dijet/njohurit  për mbrojtjen e mjedisit dhe ndarjen e mbetjeve. Një ambjent shoqëror , mikpritës dhe mjaft aktiv ishte i pranishem mes nxënësve  te cilët konkuruan për  tre çmimet e para të cilëve  FORS Mali I Zi ofroi përkatësisht një Laptop, një kamerer dixhitale dhe një DVD player. Në përfundim të aktivitetit u shpallën fituese dy shkolla nga Mal i Zi ( vendi i parë dhe i dytë ) dhe shkolla nga Velipoja e Shqipërisë ( vendi i tretë) .
 

 

Një komunikim dhe bashkëpunim mjaft I mirë mes dy shteteve ashtu sikurse mes nxenese u arit nga ky aktivitet  i cili gjithashtu  nga bashkëbisedimet mes organizatorve la premisa positive per aktivitete të tjera në të ardhmen.

Projekti “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” është i mbëhstetur financiarisht  nga Bashkimi Europian si pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqiperi – Mal i Zi 2007-2013

Ndiqni fotografite ne Facebook

Dita Tokes ne Kucove

Ditën e hënë datë 22 prill 2013 qendra mjedisore EDEN organizoi për të tetin vit rradhazi, Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Dita e Tokës me temë “ Imazhi i sjelljeve të gjelbërta”  këtë vit u zhvillua në qytetin e Kuçovës me një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe Qendrën Rinore. Aktiviteti u organizua në ambjent të hapur duke u shoqëruar me një panair produktesh lokale biologjike, një panair i organizatave dhe grupeve rinore aktive në Kuçovë dhe në Berat, një ekspozitë fotografish me  temë “ Ky është vizioni i qytetarëve të Kuçovës”,  grupi ekologjik i shkollës “Xhemal Cekini “në Uznovë, si dhe një grup muzikor nga Berati

Të pranishëm në këtë organizim ishin dhe Z. Bardhyl Gjyzeli, kryetar i bashkisë Kucovë, Z. Jim Banhart – drejtor misioni në Shqipëri i USAID (Agjencia e Shteteve te Bashkuara,  për Zhvillim Ndërkombëtar) i cili përshëndeti aktivitetin duke thëne se “Kjo nismë është një frymëzim për të gjithë”

Qendra Rinore e Kuçovës u përfaqësua me një pantomim,  i cili përcolli mesazhin për rritjen e ndërgjëgjësimit të qytetarëve për ambjentin që i rrethon, dhe botime të punës së tyre ndër vite.  Shkolla “ Xhemal Cekini” , Uznovë të shkruajtur në tablo përcollën mesazhe për ditën e tokës duke marrë dhe një këndvështrim tjetër të rëndësisë së kësaj dite për qytetarët dhe për të rinjtë. Kjo atmosferë u plotësua me vizatimet e fëmijevë të kopshtit të Kuçovës .
Qendra Mjedisore EDEN dhe Qendra Rinore Kuçovë realizuan një kënd up-cycling, “ Kthimi në një vlerë të re i objekteve që kemi përdorur”, i cili ishte një frymëzim dhe një risi për aktivitetin  dhe për qytetin e Kuçovës. Fotografitë  e përzgjedhura ,  të cilat ishin fotografuar nga të rinjte e Qendrës Rinore dhe nga qytetarët e qytetit , patën pasyqrimin e tyre në kohë duke u shoqëruar më një pikturim se si qyteti  mund të jetë më mjedisor.

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Mund të na ndiqni në facebook për fotografitë e aktivitetit.

Trajnim në Kucovë me temë temë “ Fushatëbërja

Qendra Mjedisore EDEN në zhvillim të projektit "Për qytete të pastra dhe një hap drejt një shoqërie demokratike" organizoi një trajnim dy ditor në Kucovë me temë “ Fushatëbërja” në datat 13 mars dhe 2 prill 2013. Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e aftësive të qendrës Rinore në Kucove në fushën e fushatëbërjes dhe hapat që ndiqen për të zhvilluar një fushatë të sukseshme. Grupi rinor u njoh me koncepte të reja mbi fushatën dhe u prezantua me rrjetin Earth Day në të cilën EDEN është anëtare. EDEN-i ndau eksperincën e organizimit ndër vite të ditës së tokës në Shqipëri dhe bashkëpunimin me rrjetin Earth Day. Pas njohjes me konceptet bazë të fushatës të rinjtë ndalën punën e tyre në identifikimin e objektivave dhe të një problemi për të ndjekur një fushatë në Kucovë, në identifikim e palëve të cilët mund të përfshihen gjatë zbatimit të një fushate, u identifikuan pikat e forta dhe të dobta si ato financiare dhe humane etj. Te rinjtë ndane gjithashtu eksperiencën e tyre në fushata të ndryshme që ishin angazhuar dhe ndanë pikat e dobëta të cilat duan që të përmirësojnë në të ardhmen gjatë ndjekjes së një fushate.

Pas një informacioni të fituar gjatë ditës së parë, të rinjtë ndoqën në datën 2 prill pjesën e dytë të fushatë-bërjes. Ky sesion u fokusua më shumë në një punë më konkrete në lidhje me njohuritë e fituara nga sesioni i parë si psh në aktivitetet e mundshme që mund të zbatohen gjatë organizimit të ditës së Tokës në 22 Prill 2013 në Kucovë. Trajnimi u zhvillua në një mënyrë interactive duke I dhënë mundësi të rinjve që të shprehnin idetë e tyre, të punonin në grupe, të punonin mbi ide të tyre dhe të mund të ndërtonin një fushatë konkrete.

Projekti “Për qytete të pastra dhe një hap drejt një shoqërie demokratike” zbatohet nga qendra EDEN në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe me mbështetje financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë.

Njoftim per shtyp

Organizatat e Shoqërise Civile të Evropës Jug Lindore mirëpresin përfundimet e Parlamentit Evropian mbi mangësitë e Strategjisë Rajonale të Energjisë për Evropën Jug Lindore

 


Organizatat e shoqërisë civile të Evropës Juglindore shprehin vlerësimin për Komisionin E Punëve të Jashtmë të Parlamentit Evropian për organizimin në 21 Shkurt të dëgjesës publike në Parlamentin Evropian për Strategjinë Rajonale të Energjisë (SRE) të aprovuar në 18 Tetor 2012 në Malin e Zi, nga ministrat e energjisë të rajonit, dhe për mundësinë e dhënë për të diskutuar hapur mbi këtë dokument të rëndësishëm. Ky grup organizatash ku bëjnë pjesë edhe partnerët shqiptarë nga Qendra EDEN dhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja” shpresojnë që ky event të shërbejë si një shembull pozitiv për Komisionin Evropian, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe autoritetet kombëtare në vendet respektive Evropës Jug Lindore për të gjithë konsultimet e ardhshme për këtë çështje.

 

Organizatat bien plotësisht dakort me përfundimet kryesore të dëgjesës publike, veçanërisht me përfundimin se Strategjia Rajonale e Energjisë (e Komunitetit të Energjisë) nuk siguron qëndrueshmërinë mjedisore të sektorit të energjisë në Evropën Jug Lindore dhe nuk duhej të ishte përgatitur në një mënyrë jo-transparente.
Duke shpresuar se Strategjia Rajonale e Energjisë do të përmirësohet (siç u rekomandua në dëgjesën publike të Parlamentin Evropian) dhe do të përditësohet sistematikisht (siç u deklarua edhe në njoftimin për shtyp që shoqëroi miratimin e Strategjisë) grupi i organizatave shpreh gadishmërinë për të marrë pjesë në proçes në mënyrë konstruktive dhe efektive.

 

Zhvillimi i sektorit të energjisë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e të gjithë sektorëve në vendin tonë e në rajon, duke patur parasysh edhe aspiratën e vendit tonë për tu integruar ne BE. Duam të përmendim disa nga problematikat/shqetësimet tona kryesore që kanë të bëjnë me interesat e mbi 20 milion qytetarëve dhe konsumuesve të energjisë në rajon, si vijon:
-Dokumenti i Strategjisë Rajonale te Energjisë nuk është përgatitur në konsultime me qytetarët, megjithë impaktin shumë të madh që ka në jetët e tyre.
-Dokumentit i mungon fokusimi mbi kursimin e energjisë dhe efiçencën e energjisë, që kanë edhe impaktin më të madh tek qytetarët në pikëpamjen ekonomike dhe sociale, sidomos në kontekstin e liberalizimit të tregut të energjisë pas vitit 2015 që pritet të sjellë për rrjedhojë rritjen e çmimeve.
-Shqetësim kryesor përbën fakti se 28.8 miliard Euro, po planifikohen për tu harxhuar në kapacitete të reja gjeneruese të energjisë me fokus qymyrin e linjitin (mbi 6000 MH ose përafërsisht gjysma e gjithë kapaciteteve të reja!). Ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian po synojnë drejt një sektori energjitik të pastër e pa karbon, janë brezat pasardhës ata që do të vuajnë pasojat negative në shëndet dhe ekonomi në qoftë se këto plane bëhen realitet. Raporti më i fundit i Bankës Botërore flet për 900 vdekje dhe 11.000 të sëmurë me sëmundje respiratore çdo vit (kryesisht fëmijë) si pasojë e përdorimit të qymyrit në Kosovë. Gjithashtu ndikimi ekonomik i këtyre projekteve, në kontekstin e adaptimit të legjislacionit të BE-së, në fushën e energjisë dhe klimës në rajon,  do të jetë  shkatërrues.

 


Rajoni ka pasuri të shumta natyrore, potenciale për energjitë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë dhe këto janë shumë të rëndësishme për të arritur integrimin në BE. Grupi i organizatave po planifikon që nëpërmjet këtij projekti të ri (projekti për Politika të Qëndrueshme Mjedisore për Evropën Jug-Lindore) të ketë një rol konstruktiv në shoqëri dhe shpreson se të gjithë aktorët e përfshirë do ta mirëpresin dhe do të marrin pjesë në zhvillimin e një modeli energjitik pa karbon.

 


Shënim – Ky artikull vjen si një nismë e projektit për Politika të Qëndrueshme Mjedisore për Evropën Jug-Lindore (ku bëjnë pjesë 15 organizata nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Macedonia, Mali i Zi dhe Serbia). Objektiv i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe fuqizimi i qytetarëve për t’u angazhuar në dialogje me vendimarrësit duke ndikuar në politika dhe praktika për një sistem energjitik më të qëndrueshëm në Evropën Jug-lindore, në përputhje me politikat dhe direktivat kyçe të Bashkimit Europian.