Rruga e Arbrit e cila kalon në banimet e arbanasve (arbërve), jo pak herë ka qënë në vemendjen e medias duke pasqyruar ecurinë e punimeve të cilat po dëmtojnë në mënyrë progresive Kanionin e lumit të Tiranës, i njohur me emrin Kanioni i Brahrit. Kanioni përfaqëson një potencial turistik për vendin dhe është shpallur Monument Natyre i kategorisë III sipas kategorizimit të IUCN.
Duke vlerësuar rendësinë e rrugës, por mbi të gjitha duke vlerësuar rendësinë e këtij kanioni, Qendra EDEN është interesuar më shumë rreth projektit madhor.
Në faqet zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (MPPT), ende sot nuk është pasqyruar Përmbledhja Jotektnike e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Raporti Teknik i projektit.
Ne kemi dërguar dy letër kërkesa për marrje informacioni pranë secilit institucion, MMPT dhe MMPAU në datë 04/10/2011 dhe më pas në 21/11/2011. Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga MMPAU në lidhje me çështjen nëse projekti është i pajisur me lejën mjedisore apo jo. Të vetmen përgjigje e kemi marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në 7/12/2011, e cila na vuri në dispozicion Përmbledhjen Joteknike të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Raportin Teknik të projektit.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) leja mjedisore nuk është e pasqyruar, sikundërse nuk është e pasqyruar as në faqen zyratre të Qendrës Kombëtare të Licensimeve (QKL).
Në momentin që flasim po zbatohet projekti, është shkatërruar një monument natyre, dhe Leja Mjedisore e Informimi/Konsultimi i Publikut, kushte të parashikuara me ligj, akoma nuk duken.
Duket se qeveria Shqiptare shkel sërish ligjet e saj dhe duket se përsëritet politika menefregiste e ndjekur për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës:
- nenet 23, 48 dhe 56 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- nenet 51 - 55 te Kodit të Procedurave Administrative.
- ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës
për çeshtjet e mjedisit” (Konventa e Aarhus-it).
- ligji nr. 8990, dt. 23.01.2003 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
- ligji nr. 8503, 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”.
Çfarë po ndodh në zonën e punimeve?
Për të vërtetuar nëse punimet, po zhvillohen të paktën në përputhje me masat e parashikuara në VNM dhe projektin teknik, gjendjen e kanionit e kemi shqyrtuar më nga afër duke qenë vetë të pranishëm disa herë në zone.
Në VNM theksohet se vështirësitë e punimeve në këtë zonë janë të shumta për shkak të terrenit dhe të ngushtimeve të shpeshta që ndeshen përgjatë grykës së kanionit. Për zgjerimin e ngushtimeve janë gërmuar skarpatet duke cënuar në këtë mënyrë edhe më tej kanionin.
Gjithashtu asnjë nga masat e përmendura në përmbledhjen teknike të projektit nuk ishte në zbatim, madje mbeturinat e ngurta gjenin rrugën më të shkurtër të transportit drejt e në lumin e Tiranës Rrjedha e këtij të fundit është e ndërprerë në mënyrë të vazhdueshme me blloqe të mëdha gurësh dhe pjesë të faqes anësore të kanionit janë shndërruar në masa të betonizuara.
Kanioni i Lumit të Tiranës, dikur i manhnitshëm dhe zonë rekreative për banorët e zonës dhe të Tiranës gjatë sezonit të verës, sot është kthyer në një grumbull betoni.
Vizitoni linkun me fotografi të Kanionit gjatë kohës së punimeve të rrugës.për të parë më nga afër ndërhyrjen e jashtëligjshme të qeverisë shqiptare.
Komunikime zyrtare
Leter kerkese per marrje informacioni rreth rruges se Arbrit drejtuar Ministrise se Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.
Kerkese per marrje informacioni MMPAU (3/10/2011)(PDF)
Leter kerkese per marrje informacioni rreth rruges se Aarbrit drejtuar Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit
Kerkese per marrje informacioni MPPT. (3/10/2011)(PDF)
Kerkese per kthim pergjigje Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit (21/11/2012)(PDF)
Kerkese per kthim pergjigje
Kerkese per kthim pergjigje Ministrise se Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave (21/11/2011)(PDF)
Kerkese per kthim pergjigje
Kthim pergjjigje nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve (7/12/2012)(PDF)
Kthim pergjjigje nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve
Raporti i Vleresimi i Ndikimit ne Mjedis (VNM) (PDF)
Pergjigjia zyrtare nga QKL ( Qendra Kombetare e Licencimit) per rrugen e Arbrit
Pergjigjia zyrtare nga QKL ( Qendra Kombetare e Licencimit) per rrugen e Arbrit.
(22/02/2012)(PDF)
Power point Permbledhje e situates te Rruges se Arbrit
Power point