Edukimi mjedisor te nxënësit përmes eksperimentimit të mjeteve didaktike

“Kiti për mjedisorët e vegjël”, projekt ky i mbështetur nga UNICEF, Ambasada e Vendeve të Ulta  dhe Kombet e Bashkuara (UN) në Shqipëri,  synon realizimin e përmirësimit  të  të mësuarit mjedisor në  klasa të ciklit të ulët 9 vjeçar në gjithë vëndin.

Për të parë se si mësuesit e trajnuar bashkë me nxënësit zbatojnë metodën "fëmija për fëmijën" u organizuan orë të lira me disa prej shkollave të Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Beratit.

Këto orë kishin si qëllim sigurimin e mësuesit me metodat e të mësuarit aktiv nëpërmjet të cilës nxënësit kanë mundësi të përqëndrohen në tema të ndryshme interesi për të aplikuar njohuritë, për të zhvilluar aftësitë si dhe për të ndërmarrë veprime.
Pjesë lidhëse e këtyre orëve ishte dhe përdorimi i materialeve didaktike dhe kancelarike të çantës me të cilat mësuesit ishin pajisur paraprakisht.


Ne besojmë se një metodologji shumë krijuese dhe miqësore me fëmijët transmeton mesazh te ata se si të ndjehen më afër mjedisit dhe natyrës së vet.
Besojmë gjithashtu se këto orë ndikojnë në sjelljen e komunitetit dhe prindërve të fëmijëve ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Koordinatori i projektit punoi ngushtë me mësuesit e caktuar në mënyrë që të organizonte një orë praktike sa më efikase dhe argëtuese për nxënësit.
 

Për më shumë vizitoni videon: Orë të hapura - Kiti për mjedisorët e vegjël në kuadër të projektit CLEEN

Eksplorimi i Parqeve Natyrore përmes syve të fëmijëve

Qendra EDEN në kuadër të projektit “Kiti për mjedisorët e vegjël ” , zhvilloi një sërë guidash natyrore me disa prej shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë të cilat janë përfshirë në këtë projekt si pjesë e trajnimit të mësueseve për Edukimin Mjedisor.
Guidat Natyrore u zhvilluan në disa prej parqeve kombëtare si: në Parkun Kombëtar të Llogorasë, të Karavastasë, Bogovës dhe të Shebenik-Jabllanicë.

Aktivitetet filluan me një guidë përgjatë këtyre parqeve me qëllim ecje në natyrë, eksplorimin e bimësisë, jetës së gjallë dhe ndjesia e të qënurit sa më afër natyrës.
Mësuesit në bashkëpunim me nxënësit zhvilluan një orë mësimi praktike në natyrë duke e konkretizuar me anë të lojërave zbavitëse  dhe bazuar në eksperimentimin e materialeve didaktike.

Në fund të guidës nxënësit dhe mësuesit vijonin me përgatitjen e posterave,  ku nëpërmjet tyre nxënësit do të shprehnin ndjesinë dhe mesazhet që kishin përgjatë vizitës në këto parqe  ku dhe më pas ata do të kishin mundësinë t’ju tregonin shokëve  përvojën që përjetuan.

 Ky aktivitet u mbështet nga UNICEF dhe Ambasada e Vendeve të Ulta në Tiranë.

Për më tepër mund të vizitoni videon: Guidë natyrore në parqet Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të projektit CLEEN

Një kamp vjeshtor pastrimi në Shqipëri

21 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u mblodhën në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta në Shqiperi, në pergjigje të thirrjes së qendrës EDEN për organizimin e një Kampi Vjeshtor Pastrimi, duke filluar nga data 5 deri me 12 Shtator 2011.

“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte informimi  mbi rendësinë e pyjeve dhe përgjegjësia e veprimeve tona në jetën e përditshme dhe ne me kenaqësi themi se pas një pune të vështirë arritëm sukses” – tha Endrit Shima, koordinatori i projektit, qendra EDEN.

Të rinjtë u angazhuan në 6 aksione konkrete pastrimi në zonën e pyllit dhe të Lagunës. Bashkia e Divjakes e mbështeti veprimtarinë duke ofruar mjetet e pastrimit si dhe transportimin e mbetjeve të grumbulluara. Fill pas sezonit të verës dhe turistëve të papërgjegjshëm, ky aktivitet ishte mëse i domosdoshëm për këtë zonë.

Ndërgjegjësimi i komunitetit  mbi mbrojtjen e parkut dhe rendësinë e ekoturizmit si dhe zhvillimin  e qendrueshëm në këtë zonë u  konsiderua një pjesë e rendësishme në programin e kampit.  Të ndarë në katër grupe pjesemarrësit shkuan në zonat e banuara, komunikuan me banorët, shpërndanë materialet promovuese dhe njoftuan nëpërmjet ngjitjes së posterave për zhvillimin e diskutimeve të hapura për problemet e mbrojtjes së mjedisit si rendësia e pyjeve, biodiversiteti, mbetjet, cfarë mund të përmirësojmë etj.

Guidat Natyrore të Divjakes i ftuan pjesëmarrësit të eksplorojnë bukuritë e zonës duke i udhëhequr në një guidë në natyrë. Ata zgjodhën itinirarin me të gjatë i cili u dha mundësinë pjesëmarrësve të vizitojnë pyllin, lagunën dhe plazhin e zonës. Gjatë guidës ata u angazhuan edhe në lojra të ndyshme mjedisore.

Këto Guida Natyrore lokale jane grupi me i ri i guidave natyrore në Shqipëri dhe janë shembulli se cfarë ne mund të arrijmë nëse kemi vullnet të mirë. Në fund të guidës pjesëmarrësit të gjithë sëbashku mbollën një pemë për të treguar rendësinë e pyjeve dhe për të makuar fushatën për mbrojtjen e pyjeve. Pema u bë pjesë e itinerarit të guides natyrore si një pikë ndalesë ku do të jepet informacion  mbi rendësinë e pyjeve, historinë e kësaj peme, eksperiencën me kampin vjeshtor të pastrimit dhe arritjet e tij.

Shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencës nëpërmjet metodave edukative jo formale, marrja e  trainimeve të ndryshme mbi temat mjedisore, puna sëbashku në zhvillimin e aksioneve për rritjen e ndërgjegjësimit në qytetet e tyre dhe në metodat se si të transmetojnë këtë experiencë  ishin aspekte të tjera të  kampit vjeshtor të pastrimit.

Ne u kenaqëm, ne mësuam, ne pastruam, ne rritem informacionin, ne realizuam ndërgjegjësimin, ne hodhëm  hapat e parë për të rikthyer në jetë Parkun Kombëtar Divjakë –Karavasta” tha Edizano Gjini, një nga pjesëmarrësit.

Ky aktivitet u bë i mundur nën mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Programit “European Youth Foundation” të Komisionit Europian dhe organizatës Zelena Akicja.

Dita Botërore e Habitateve

Qendra EDEN në Ditën Botërore të Habitateve, 6 tetor,  përcollli mesazhin ndërgjegjësues për mbrojtjen e pyjeve.Mesazhi u vendos të përcillej në një nga vendet e pakta të gjelbëruara që kanë mbetur në Tiranë, kodrat e Liqenit Articial. Ky vend, i cili luan rolin e mushkërisë së  kryeqytetit i ofron ende njerëzve mundësinë që të kalojnë orë clodhëse pranë pemëve dhe të shijojnë natyrën përreth.
Kjo nismë është vazhdimësi e një sërë aktivitetesh që po zhvillohen në kuadër të fushatës Forest Campaing, mbështetur nga YEE ( Youth and Environmnet Europe) duke qënë se viti 2011 është cilësuar si viti i pyjeve.

Vullnetarët e qendrës EDEN, në paraditen e ditës së sotme shpërndanë materiale te kalimtarët në formë kartolinash ku lexohej qartë mesazhi i mbrojtjes së pyjeve dhe i habitateve. Këto kartolina janë rezultat i fushatës Forest Campaing , dhe projektit “ Të Rikthejmë në Jetë Lagunën e Karavastasë”. Ky i fundit është zhvilluar prej gati një viti nga qendra EDEN, me qëllimin e rimëkëmbjes të një prej peizazheve më të bukura në Shqipëri dhe rritjes së frymës natyrëdashëse jo vetëm në Karavasta, por edhe të banorëve të mbarë Shqipërisë.

Dita Botërore e Habitateve shërben si një nismë për një vazhdimësi në rrugën e rëndësishme ndërgjegjësuese për kujdesin ndaj pyjeve dhe habitatit ku jetojmë.
Sot sa nuk është vonë  ka ardhur momenti të mendojmë për të ardhmen e tokës duke qenë se dëshira për të kaluar orë clodhëse në pyll nuk na takon vetëm neve, por dhe fëmijëve tanë.

Një e vërtetë e papërshtatshme, në Durrës

Edicioni i katërt i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit edhe këtë vit u zhvillua në qytetin e Durrësit prej datës 27 Gusht deri në 2 Shtator. Publiku  ka patur mundësi të shijojë shfaqjen e disa nga prodhimeve më të njohura botërore kinematografike në Amfiteatrin Antik Romak dhe në Qendrën Rinore të fëmijëve.
Dokumentarëve dhe me tematike mjedisore i është kushtuar një vëmendje e vecantë ku vlen per tu permendur  Një ë vërtetë e papërshtatshme "An inconvienient truth", i Al Gore i shfaqur të hënën datë 29 gusht 2011.

Java ndërkombëtare e filmit cilësohet dhe përbën një ndër eventet më të rëndësishme të jetës kulturore shqipare, ndaj gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që mundësuan realizimin e saj, dhe në mënyrë të vecantë Ambasadën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ftesën dhe për faktin që është mbështetëse e vazhdueshme e cështjes mjedisore në Shqipëri prej fillimeve të kësaj të fundit- shprehet Z. Ermelinda Mahmutaj drejtoreshë e qendres mjedisore EDEN, gjatë hapjes së mbrëmjes.


Ky dokumentari i vitit 2006 fitues i cmimit Academy Award, vazhdon të jetë mjaft goditës në përmbajtjen  e tij. Jep një përshkrim me situata, leksione, kërkime shkencore, të dhëna konkrete për gjendjen alarmante të ngrohjes globale që na kanoset gjithmonë e më shumë dhe më shpejt. Al Gore paraqet fakte të situatës së tanishme të krizës klimatike dhe parashikime të mundshme, të cilat janë mjaft mbresëlënse. Në këtë mënyrë ai synon të ngacmojë ndërgjegjen e secilit prej nesh, duke na bërë thirrje për rishikim të veprimeve tona kundrejt ndikimit negative që mund të kenë ato në natyrë dhe më tepër në ngrohjen globale.


Al Gore e ka zhvilluar këtë dokumentar drejpërsëdrejti në mjaft vende të botës duke shpresuar që përcimi i mesazhit të tij të jetë sa më i fortë. Ne le të shpresojmë që vetëm shikimi i tij në sallën e Qendrës Rinore të Fëmijeve të ketë vënë pak në mendime dhe në veprim të gjithë të pranishmit për një ndryshim sa më pozitiv.