Një marrëveshje e gjelbër gjithëpërfshirëse!

Mekanizmat gjithëpërfshirëse të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (EU Green Deal)

Parimi themelor i përcaktuar që në pikënisjen e hartimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (MGjE) ka qënë - gjithëpërfshirja, dhënia e mundësive të barabarta dhe mbështetje për cilindo prej shteteve apo sektorëve të prekur nga tranzicioni i gjelbër historik i BE-së. Slogani që ka shoqëruar disktumet në tyrezat hartuese të MGjE ka qënë - “askush mos të lihet mbrapa” (ang. Leaving no one behind) - duke përshkruar më së miri prioritetin dhe fokusin e BE-së në sheshimin e pabarazisë që mund të lind prej këtij tranzicioni.

Leaving no one behind

Bashkimi Evropian do të vendosë në dispozicion mbështetje për të gjitha vendet anëtare të bllokut, fokusuar kryesisht në rajonet të cilat janë prodhuese intensive të Co2 ose aty ku punësimi në sektorin e lëndëve djegëse zë një përqindje të konsiderueshëm të nivelit të punësimit kombëtar. Shtetet anëtare mund të aksesojnë instrumenta mbështetës, duke përgatitur plane kombetare tranzicioni të cilat mbulojnë periudhën deri në 2030 dhe duke identifikuar zonat ku mbështetja është e nevojshme. Këto plane gjithashtu duhet të synojnë alternativa e praktika më të mira menaxhuese sociale, ekonomike dhe mjedisore.

 

Njerzit dhe qytetaretpngNjerëzit dhe qytetarët, konsiderohen të jenë më të prekurit e këtij tranzicioni. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:

  • Lehtësimit të mundësive të punësimit në sektoret e reja dhe atyre në tranzicion
  • Ofrimin e mundësive trajnuese për përditësimin e kapaciteve/aftësive profesionale
  • Përmirësimi i sistemeve izoluese të hapsirave banues
  • Investim për të luftuar varfërinë energjitike
  • Lehtësimit i aksesit të ujit dhe ajrit të pastër dhe të sigurtë. 

 

KompaniteKompanitë dhe sektorët e ekonomisë, aktive në industritë intensive të prodhimit të Co2. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:

  • Mbështetje e kalimit drejt teknologjive të gjelbërta dhe diversifikimit ekonomik bazuar në investime miqësore nga klimës
  • Krijimi i kushteve tërheqëse për sektorin publik dhe privat
  • Sigurimi i aksesit më të lehtë të kredive dhe mbështetjes financiare
  • Investimie për krijimin e firmave, start-ups, SMEs të reja.

 

Shtetet anetarepngShtetet anëtarë dhe rajonet e BE-së, me varësi të lartë në përdorimin e lëndeve djegëse dhe industrive me prodhim të lartë Co2. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:

  • Mbështetje për kapërcmin e këtyre aktiviteteve drejt alternativave më të pastra.
  • Krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin e ekonomisë së gjelbër.
  • Investim për një transport publik më të qëndrueshëm.
  • Sigurimi i asistencën teknike.
  • Investim për burime energjie të rinovueshme
  • Sigurimi i kredive/mbështetjeve financiare për autoritetet publike lokale.
  • Përmirësimi i infrastrukturës energjitike, ngrohjes qëndrore dhe rrjetit të transportit.

 

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Plan-veprimi BE-së për Ekonominë Qarkulluese

EK Qarkulluese

 

Plani Veprimit për Ekonominë Qarkulluesë hap rrugën për një Evropë më të pastër dhe konkuruese.

Komisioni Evropian përshtati planin e veprimit për Ekonominë Qarkulluese në Mars 2020. Ky plan është një “tullat” kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, ose ndryshe axhendës për zhvillm të qëndrueshëm. Kapërcimi i BE-së drejt një ekonomie qarkulluese do të reduktojë presionin mbi burimet natyrore dhe do të një rritje të qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të punës. Gjithashtu do të shërbejë si një parakusht për të arritur synimin e BE-së për t’u kthyer në kontinentin e parë neutral ndaj klimës deri në 2050 dhe për të parandaluar humbjen e biodiversitetit.

Plani i ri i veprimit thekson nisma të cilat përfshijnë të gjithë jetëgjatësinë e cikleve të një produkti. Plani synon mënyrën se si produktet krijohen, mbështetjet për ekonominë qarkulluese, inkurajimin e konsumit të qëndrueshëm, dhe gjithashtu sigurimin e parandalimit të mbetjeve dhe burimet natyrore të përdorura janë aktive në ekonominë e BE-së për kohë të gjatë. Plani përfshin masa legjislative dhe jo-legjislative duke prekur fushat ku veprimi në nivel Evropian sjell me të vërtet vlerë të shtuar për Ekonominë Qarkulluese.

OBJEKTIVAT

Masat që do të prezantohen nën këtë plan-veprim synojnë të:

- kthejë prodhimin e produkteve të qëndrueshme një norm në BE
- fuqizojë konsumatorët
- fokusimin në sektorët ku burimet përdoren më së shumti, dhe ku potenciali për qarkullimin është më i madh
- sigurojë më pak gjenerim të mbetjeve
- krijojë punë qarkulluese për njerëzit, rajonet dhe qytet
- udheheqë përpjekjet në nivel botëror për ekonominë qarkulluese

Burimi: Circular economy action plan, European Commision (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Investimet për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Meaknizmat

CILI ËSHTË PLANI I INVESTIMIT PËR MARRËVESHJEN E GJELBËR EVROPIANE?

Plani Evropian për Investimin e Marrëveshjes së Gjelbër (EGDIP), i referuar gjithashtu si Plani i Investimeve për Evropën e Qëndrueshme (SEIP), është shtylla kryesore e investimit financar të Marrëveshjes së Gjelbër. Për të arritur qëllimet e përcaktuara nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, Plani do të vendosë në funksion të paktën 1 trilionë euro në investime të qëndrueshme gjatë dekadës së ardhshme. Një pjesë e planit, Mekanizmi i Tranzicionit të Vetëm, do të synohet drejt një tranzicioni të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të gjelbër. Ky mekanizëm do të vendos në funksion të paktën 100 miliardë euro në investime gjatë periudhës 2021-2027 për të mbështetur fuqinë punëtorë të Evropës dhe qytetarët e rajoneve më të ndikuar nga tranzicioni.

PLANI EVROPIAN PËR INVESTIMIN E MARRËVESHJES SË GJELBËR KA TRE OBJEKTIVA KRYESORE:

  • Së pari, do të rrisë fondet për tranzicionin dhe do të vendosë në funskion të paktën 1 trilionë euro për të mbështetur investimet e qëndrueshme gjatë dekadës së ardhshme përmes buxhetit të BE -së dhe instrumenteve të lidhura, në veçanti InvestEU;
  • Së dyti, do të krijojë një kuadër mundësues për investitorët privatë dhe sektorin publik për të lehtësuar investimet e qëndrueshme;
  • Së treti, do të ofrojë mbështetje për administratat publike dhe nxitësit e projekteve në identifikimin, strukturimin dhe ekzekutimin e projekteve të qëndrueshme.

Kapërcimi i kontinentit Evropian si një kontinent neutral ndaj klimës deri në 2050 është një sfidë ambicioze dhe e madhe, por në të njëjtën kohë dhe një mundësi. Buxheti dhe kapaciteti financiar/investues i BE -së, shtetet snëtare dhe aktorët e sektorit privatë do të luajnë të gjithë një rol të rëndësishëm në financimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Buxheti i BE -së nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të trajtuar ndryshimet klimatike ose për të përmbushur nevojat masive të investimeve globale. Vendet anëtare të BE-së dhe aktorë të sektorit privat do t’ju duhet të vendosin gjithashtu në funksion të kësaj burimet e tyre.

InvestEU do të lëvrojë rreth 279 miliardë euro investime private dhe publike të lidhura me klimën dhe mjedisin gjatë periudhës 2021-2030. Ai do të sigurojë një garanci buxhetore të BE-së për të lejuar Grupin EIB dhe partnerët e tjerë zbatues të investojnë në projekte duke grumbulluar dhe terhequr investitorë privatë.

 (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Marrëveshja e Gjelbër Evropiane

Cfarë është Marrëveshja e Gjelbër Evropiane?

EU Green Deal web post cover 1Marrëveshja e Gjelbër Evropiane (MGjE) synon të transformojë bllokun e 27 shteteve anëtarë të BE-së nga modele ekonomike të bazuara në prodhimin e Co2 në nivele të larta - drejt modele të qëndrueshme dhe të gjelbërta të bazuara në nivele të ulta të prodhimit të Co2, pa ndikuar në mirëqënien dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, përmes një kapitali natyror më të pastër - ajrit, ujit më të pastër, etj. Edhe pse kjo mund t’ju tingëllojë dhe duket ambicioze, në të vërtetë është më shumë se kaq.


Si do të bëhet i mundur arritshmëria e MGjE?

MGjE do të bëhet i mundur përmes rishikimit dhe hartimit të kornizave legjislative që adresojnë dhe përcaktojnë synimet kryesore të vendosur nga Komisioni Evropian. Qëllimi kryesor që i gjithë blloku i BE-së zotohet është reduktimi i emetimeve të Co2 me 50% - 55% deri më 2030 (krahasuar me nivelet e 1990) - i cili parashikohet të jetë synimi parësor - krahas incentivave për të inkurajuar investimet dhe ‘gjelbërimin’ e sektorit privat dhe ndër të tjera reduktimin e presionit mbi larminë biologjike të Evropës, gjenerimit të mbetjeve apo menaxhimit të burimeve natyrore.


Cfarë roli do të luajë Parlamenti Evropian në zbatimin e MGjE?

Qeveritë e shteteve anëtare të BE-së do të hartojnë dhe miratojnë ligjet përkatëse mjedisore në Parlamentin Evropian (PE). Kjo u jep euro-deputetëve një rol kryesor në procesin e hartimit e ligjeve të reja apo rishikimin e atyre në fuqi që pritet të rrjedhin në vazhdim në kuadër të MGjE, si psh. - rishikimi i skemës të shumë kritikuar për gjenerimin e Co2 nga aktivitetet tregtare, standartet reja të prodhimit automjeteve, rishikimin e politikave të bujqësisë, ndryshimet në rregulat e BE-së mbi subvencionet shtetërore që do të ndahen me shtetet që do të reduktojnë gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse.Praktikisht në këtë proces, roli i PE është të rrisë veprimin e gjelbër të bllokut - vitin e kaluar, PE deklaroi emergjencën klimatike.

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Festojmë Ditën e Drinit

Dita 5 maj është një ditë e rëndësishme për Drinin. Shqipëria përshkrohet prej lumit më të gjatë në teriitorin e saj, prej lumit Drin. Drini me një gjatësi 335 km, përshkron Shqpërinë me 285 km të tij, dhe ky 5 maj 2021 ishte dhe më iDrini day 2021 veçantë për Drinin pasi shënon 10 vjetorin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për menaxhimit e basenit të Drinit (DRIN CORDA) mbështetur nga projekti Drin, GEF.
Qendra EDEN zgjodhi që këtë ditë ta festojë në rajonin e Shkodrës. Në kuadër të projektit “Drini – Mbështetje për jetën dhe natyrën", qendra EDEN i nisi festimet në Mjedë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Hajmel". Nxënësit zhvilluan një guidë në natyrë për t'u njohur me vlerat e Drinit, me ekositemin me natyrën. Lojrat mjedisore shoqëruan aktivitetin ku nxënësit dhanë mesazhe për Drinin, si: Drini është burim energjie, Drini shërben për zhvillimin e turizmit, Drini ndihmon bujqësinë, Drini ka peizazh shumë të bukur dhe kafshë të egra.

Festimet "Muzikë, Natyrë dhe Bashkëveprim" vijuan pasdite në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, me një ekspozitë prej 26 fotografish. Dashamirës të mjedisit dërguan fotografitë e tyre për bukuritë e Drinit, që qendra EDEN i shfaqi në aktivitet. Një panel diskutimi u zhvillua me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të Këshilli të Basenit Ujor Drin – Bunë dhe Zyrën e Administrimit të Baseneve Ujore Drin – Bunë.
Ndër çështjet e diskutuara ishin, mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve për të mbrojtur Drinin. U paraqit nevoja për patjen e fushatave të vazhdueshme ndërgjegjësuese më të rinjtë, me turistët etj., për të mos dëmtuar Drinin. Mbetjet ishin një nga temat më delikate që ndikojnë në mënyrë negative në lumin Drin. Institucionet shtetërore duhet të forcojnë inspektimet në terren, dhe vetë institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të përforcojnë bashkëpunimin midis tyre në mënyrë që të ketë më tëpër monotorim dhe një administrim më të mirë të basenit ujor. Aktiviteti u shoqërua nën tingujt e muzikës nga muzikantë të rinj për të ftuar qytetarët e Shkodrës në aktivitet.
Qendra EDEN për këtë aktivitet shpërndau te të pranishmit çanta beze, byzylykë dore, me mesazh për Drinin, të punuara me tekstil nga materiale të ricikluara nga zonjat qëndistare të Vaut të Dejës, kartolina me fotografi nga Drini për t'ia dërguar të afërmëve, dhe spila meDrini Day 2021 1 kafshët dhe bimët më përfaqësuese të basenit ujor.

Falenderojmë Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin e tyre, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shtetërore që iu bashkuan aktivitetit dhe u angazhuan në diskutimin e panelit "Le të flasim për Drinin", dashamirësit e mjedisit që na dërguan fotografitë për ti paraqitur në ekspozitën e aktivitetit, Shkollën e Mesme të Bashkuar "Hajmel", vullnetarët e qendrës EDEN, Natyralistët, dhe të gjithë banorët që iu bashkuan festimeve me ne për Drinin.

Aktivitetet u mbështetën nga Programi Lehtësues i Fondit Global për Mjedisin (GEF) projektit me titull “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin” (Projekti Drin) i zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med).

Për më shumë ndiqni fotografitë në facebook duke klikuar këtu