Qendra mjedisore EDEN në datën 7 prill 2021 organizoi workshopin online me aktorët e interesit me temë “Partneriteti për soba druri efiçente”, i cili zhvillohet në kuadër të projektit rajonal "Smarter stoves partnership" në lidhje me përdorimin e sobave të drurit për ngrohje dhe gatim.
Të paktën 3 milionë familje në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë si burim kryesor të ngrohjes së tyre, sobat me dru ose qymyr. Këto pajisje, edhe kur janë të reja, janë joeficente, konsumojnë sasi të mëdha karburanti dhe lëshojnë
sasi të mëdha të substancave ndotëse. Ndërsa biomasa konsiderohet asnjanjëse e karbonit, në ciklin e tij jetësor djegia e karbonit lëshon 0.35 kg CO2e për kWh të energjisë së karburantit.
Ëorkshop kishte për qëllim të bashkonte aktorët kryesorë në vend në lidhje me çështjen dhe paraqitjen e sfidave dhe alternativave për të ulur çlirimin e dioksidit të karbonit nga sobat që përdoren për ngrohje dhe gatim në familjet në Shqipëri.
Në workshop ishin të pranishëm 22 pjesëmarrës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nga Instituti i Shëndetit Publik, nga Bashkia Has, Kukës, Korcë, Dibër, Malësia e Madhe, Kamëz, Pogradec, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Tiranë dhe Korçë.
Ëorkshopi zgjoi interesin e pjesënarrësve, duke qenë se tema është shumë aktuale. Sobat e drurit përdoren në Shqipëri duke qenë se familjet nuk janë në gjendje të paguajnë faturën e enrgjisë elektrike dhe sobat e drurit shihen shpeshherë më ekonomike. Në shqipëri është miratuar në 2014 ligji për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis; në 2015 moratoriumin në pyje i cili synon të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij; në 2016 ligji për performancën e energjisë së ndërtesave ; në 2020 ligji për ndryshimet klimatike , të gjitha këto duke shtuar dhe ligjin për efiçencën e energjisë tregojnë që në vend ka një bazë ligjore të fortë.
Nga përfaqësuesit e bashkive vështja e ngrohjes me dru, por në të njëktën kohë dhe për gatim shihej si një mundësi e vetme për banorët për të përballuar ekonomikisht dimrat e ashpra. Nga diskutimet moratoriumi pyjeve ka ndikuar në mënyrë positive, megjithatë veprimet jo të ligjshme, mungesa e kontrollit, mungesa e monitorimeve të vazhdueshme çojnë përsëri në dëmtim të pyjeve dhe përdorimit të vazhduesh
më tij në familet shqiptare edhe pa kriter. Përdorimi i drurit, që së fundmi çmimi i tij është rritur për shkak të moratoriumit, në familje sjell ndotjen e ajrit, duke përmendur Korçën si një nga qytetet me ajrin e rënduar nga clirimet gjatë diegies së drurit.
Z. Simaku, zv. Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi se është e nevojshme që sobat të çertifikohen dhë të bëhen efiçente.
Shfrytëzimi i pyjeve, dhe kryesisht ndosh që prerja e drurëve të ndodhi në zonat sa më afër qytetit apo rrugëve kryesore, ndikon në largimin e pyllit nga qyteti dhe ulet aftësia absorbuese e pyllit për çlirimet e CO2.
Ministria e Turzimit dhe Mjedisit, theksoi rëndësinë e ligjjit të cilësisë së ajtir, dhe të ndryshimeve klimatike dhe që Shqipëria duhet të plotësojë disa standarde. Si vijim dhe alternativa u propozuan për të ndihmuar situatën, si studime për përdorimin e gazit po ndodhin në Korcë. Energjia gjerotermale, energjia e përftuar nga era dhe nga dielli janë alternativa për të zëvendësuar përdorimin e drurit, gjithashtu.
Ndërtesat kanë mungesë në izolim, mure dritare, që ndikon në një eficëncë të ulët. Inestime që do të rrisnim eficëne e banesave janë të nevojshme. Në shqipëri ngrohja me dru është një nga alternativat që përdorin familjet, megjithatë të dhënat dhe informacioni duhet të përditësohen për numrin e familjeve që përdorin dru, për gjendjen e sobave. Nga diskutimet u paraqit vështirësia për largimin e drurit plotësisht nga familjet duke qenë se dhe në vitin 2018, rezulton që 92% e druve të zjarrit janë konsumuar në sektorin e banesave dhe vetëm një pjesë e vogël në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë. Druri duhet të bëhet më efiçent, pyjet mos shërbejnë për prerje për ngrohje dhe gatim dhe të forcohet sistemimi i lejeve për prerje të drurëve.
Ky workshop vjen si pjesë e projektit rajonal “Smarter Stoves Partnership” udhëhequr nga RES Foundation, mbështetur nga qeveria Austriake dhe European Climate Foundation.
Ligj nr. 162/2014 Për mbrojtjen e cilësisë së ajritnë mjedis
Ligj nr. 5/2016 Për shpalljen e moratoriumit në pyje në republikën e shqipërisë
Ligj nr. 116/2016 Për performancën e energjisë së ndërtesave
Ligj nr. 155/2020 Për ndryshimet klimatike
Ligj nr. 124/2015 Për efiçencën e energjisë