Projekte dhe shërbime

CaptureTitulli i projektit:          "Partneritet per Axhendat e Gjelbërta Lokale"
Kohëzgjatja:                  Mars 2010 – Dhjetor 2011
Vendndodhja:               Hollandë, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri
                                       (Dajç Bregu i Bunës,Prezë)
Mbështetur nga:           Komisioni Evropian
 Buxheti:                        58,650.00 euro



Projekti ka për qëllim ngritjen e një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile në Hollandë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, të cilat do të punojnë bashkarisht me pushtetet vendore në zbatimin e projekteve mjedisore të hartuara përgjatë procesit të Axhendës së Gjelbër.

100 1778Titulli i projektit: "Drejt një lëvizje mjedisore të qëndrueshme në Shqipëri"
Kohëzgjatja:                        2006 – 2007
Vendndodhja:                     Shqipëri
Mbështetur nga:                 Milieukontakt International 
Buxheti:                              19,556 Euro

Ky projekt është bazuar në drejtimet strategjike 2 dhe 4 të planit tonë të biznesit (respektivisht zhvillimi i kapacitetit të organizatave dhe ofrimi i shërbimeve dhe ekspertizës për aktorët e ndryshëm).
Ndërhyrja jonë synoi në: a) sigurimin e një grupi efektiv dhe të qëndrueshëm trajnerësh në fund të projektit, grup i cili do ti shërbente më pas sektorit të shoqërisë civile në përgjithësi dhe asaj mjedisore në veçanti;

Titulli i projektit: "Asistencë teknike dhe ngritje kapacitetesh për grupet e synuara
Kohëzgjatja:                      2005 – 2010
Vendndodhja:                   Shqipëri
Mbështetur nga:               Donatorë të ndryshëm
Kosto e konsulencës:     50 – 195 Euro/ditë në varësi të experiencës dhe ekspertizës së kërkuar

Një grup trajnerësh dhe ekpertësh kanë punuar për më shumë se 5 vjet në bazë të nevojave dhe kërkesave për shërbime. Me mbështetjen e Milieukontakt International grupi ynë i trajnerëve dhe ekspertëve jo vetëm që patën mundësinë të përsosin aftësitë e tyre por edhe të standardizojnë metodologjinë e punës dhe përgatisin manuale trajnimi. Disa nga organizatat përfituese të shërbimeve tona (listë jo shteruese) janë:

100 1781Titulli i projektit: "Partneritet dhe ngritje Kapacitetesh në Evropën Jug - Lindore"
Kohëzgjatja:                       2005 -2006
Vendndodhja:                    Shqipëri
Mbështetur nga:                Milieukontakt International
Buxheti:                             10,000 Euro

Ky projekt është udhëhequr nga Milieukontakt International në bashkëpunim të ngushtë me partnerët Ballkanik (EDEN, KOCKA, ZOE dhe SMART). Ai synonte zhvillimin tonë të mëtejshëm në mënyrë që ne të ishim më të zotë në ofrimin e mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile në vend dhe rajon. Projekti kontribuoi specifikisht për qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të ofruar asistencë teknike dhe shërbime cilësore për OJF-të. Në fund të kësaj mbështetjeje rezultatet mund të përmblidhen si më poshtë: