Projekte

Titulli i projektit:         Shërbime publike të përmirësuara në Bashkinë Has përmes përfshirjes së grave dhe të rinjve në buxhetim
Kohëzgjatja:               Shtator 2020 - Dhjetor 2021
Vendndodhja:             Bashkia Has
Mbështetur nga :         Me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë
Budget:                       10470 USD $   

Projekti synon krijimin e një praktike të mirë qeverisjeje për buxhetimin me pjesëmarrje për shërbimet publike përmes përfshirjes së grupeve të synuara të nënpërfaqësuara. Projekti do të zhvillojë takime, studime, intervista, takime të drejtpërdrejta me komunitetin, komunikime me bashkinë, për të formcuar rolin që kanë gratë dhe të rinjtë.

Titulli i projektit:         KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente
Kohëzgjatja:               15 Januar 2020 - 15 Maj 2023
Vendndodhja:             Bashkia Has, Shqipëri dhe Komuna Klinë, Kosovë
Mbështetur nga :         Bashkimi Evropian. Programi ndërkufitar Shqipëri - Kosovë
Budget:                       501,054.25 Euro    

Projekti do të zbatohet për 40 muaj dhe ka për qëllim të kontribuojë për një rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e bashkive drejt ekonomisë së gjelbër të qëndrueshme përmes politikës së integruar, investimeve publike inteligjente dhe rritjes së kapaciteteve. Të dyja bashkitë do përfitojnë investime inteligjente për eficencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Grupet e synuara të projektit janë banorët e Bashkive Has dhe Klinë, Institucionet e interesit publik, fermerët dhe bizneset lokale, Organizatat e Shoqërise civile, punonjësit e bashkive Has dhe Klinë.
Projekti zbatohet: në Shqipëri nga qendra mjedisore EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation (BGF) - Organizata drejtuese e projektit dhe Komuna Klinë.

 

Titulli i projektit:       E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!
Kohëzgjatja:             15 Dhjetor 2019 - 15 Shtator 2020
Vendndodhja:           Tiranë, Shkodër, Berat
Mbështetur nga:        Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Buxheti:                    9900 USD $       

Projekti ka për qëllim: Të nxitet miratimi i projektligjit për paditë kolektive, për të forcuar angazhimin e banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre mjedisore. Aktivitetet fokusohen në rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të banorëve në secilin qytet ku projekti zbatohet rreth projekt ligjit i cila ka efekt juridik "Padia Kolektive". Për të nxitur miratimin e projekt ligjit të Padisë Kolektive do të përdoret Ligji nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë"  i cili i jep mundësi publikut për të paraqitur përpara Kuvendit të Shqipërisë propozime për miratimin e ligjeve, sipas vlerësimeve dhe interesave të tij. Në secilin qytet sipas parashikimeve të këtij ligji do mblidhen nënshkrimet e banorëve mbështetës për nxitijen e miratimit të projekt ligjit të Padisë Kolektive.

 

Titulli i projektit:       Vënia në pah e Ekonomisë Qarkulluese- si një përqasje e re për një shoqëri aktive
Kohëzgjatja:             29 Mars 2019- 31 Janar 2020
Vendndodhja:           Tiranë
Mbështetur nga:        Nëpërmjet Co-Plan, fonde të Bashkimit Evropian. ENV.Net Faktorizimi i Portofolit Mjedisor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Axhendën e Politikave të BE-së
Buxheti:                    7974 Euro         

Projekti ka për qëllim: Të rritet kuptimi dhe të përforcohet i menduarit kritik për ekonominë qarkulluese nëpërmjet qasjeve praktike të modeleve në jetën e përditshme të qyteteve. Aktivitetet fokusohen në rritjen e kapacitetev të OJF-ve dhe të të rinjve për ekonominë ciklike, nëpërmjet ëorkshopeve dhe trajnimeve. Ti krijohet mundësia OJF-ve dhe të rinjve për të kontribuar në mëyrë aktive në modele të praktike të ekonomisë në qytetet e tyre. Ndërmarrja e nismave për dialoge të qytetarve dhe autoriteve lokale në zhvillimin e skemave potencilave të ekonomisë qarkulluese në qytet.