Titulli i projektit:       E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!
Kohëzgjatja:             15 Dhjetor 2019 - 15 Shtator 2020
Vendndodhja:           Tiranë, Shkodër, Berat
Mbështetur nga:        Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Buxheti:                    9900 USD $       

Projekti ka për qëllim: Të nxitet miratimi i projektligjit për paditë kolektive, për të forcuar angazhimin e banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre mjedisore. Aktivitetet fokusohen në rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të banorëve në secilin qytet ku projekti zbatohet rreth projekt ligjit i cila ka efekt juridik "Padia Kolektive". Për të nxitur miratimin e projekt ligjit të Padisë Kolektive do të përdoret Ligji nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë"  i cili i jep mundësi publikut për të paraqitur përpara Kuvendit të Shqipërisë propozime për miratimin e ligjeve, sipas vlerësimeve dhe interesave të tij. Në secilin qytet sipas parashikimeve të këtij ligji do mblidhen nënshkrimet e banorëve mbështetës për nxitijen e miratimit të projekt ligjit të Padisë Kolektive.