Projekte

Titulli i projektit:       E drejta e informimit – Forca qytetare për të luftuar ndotjen mjedisore nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane!
Kohëzgjatja:             Janar 2019-Shator 2019
Vendndodhja:           Kuçovë, Tiranë
Mbështetur nga:        Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-OSFA
Buxheti:                    9900 USD $        

Projekti ka për qëllim: Të ndikojë në përmirësimin e jetesës së banorëve përmes nxitjes së aktivizmit qytetar dhe përdorimit të bazës ligjore për uljen e ndotjes së shkaktuar nga veprimtaria e vendgrumbullimeve të mbetjeve brenda qyteteve. Aktivitetet fokusohen në evidentimin e vendimmarrjes dhe procedurace në veprimtarinë e shërbimit të pastrimit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bashkinë e Kuçovës në raport me kuadrin ligjor për të pasqyruar shkeljet e mundshme. Në ofrimin e asistencës ligjore për të përfaqësuar interesat e anorëve të prekur nga ndotja dhe në rritjen e informimit dhe edukimit qytetar mbi ligjin për të drejtën e informimit në kuadrin e manaxhimit të mbetjeve

 

Titulli i projektit:       Rehabilitimi i Parkut Kombëtar të Tomorrit
Kohëzgjatja:             Nëntor 2018- Maj 2019
Vendndodhja:           Parku Kombëtar i Tomorrit, Berat
Mbështetur nga:        WWF Adria
Buxheti:                    2975 Euro         

Projekti ka për qëllim: Të rritet përgjegjësia dhe fuqia institucionale për të zbatuar zbatimin e masave të rehabilitimit në guroret e Parkut Kombëtar të Tomorrit. Aktivitette përqëndrohen në përditësimin e informacionit mbi situatën e guroreve në Parkun Kombëtar të Tomorrit, në lidhje me procesin e rehabilitimit dhe pengesave të hasura në zhvillimin e planeve rehabilituese. Gjithastu projekti do evidentojë mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe e biznesit për tu adresuar në nivel parlamentar.

 

Titulli i projektit:       Tu japim ZË qytetarëve - stimulimi i pjesëmarrjes publike mjedisore në Tiranë
Kohëzgjatja:             12 Shkurt 2018- 11 Shkurt 2019
Vendndodhja:            Tiranë
Mbështetur nga:        Projekti “Lëviz Albania” i cili është i financuar nga qeveria zvicerane përmes “Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC”
Buxheti:                    18,000 CHF          

Projekti ka për qëllim: Hulumtimin dhe bërjen publike të procesit të ndjekur për dhënien e koncensionit për djegien e mbetjeve në Tiranë, si dhe stimulimi i reagimit të debatit publik, bazuar në analiza dhe informacione transparente. Rezultatet e pritshme janë: Bërja publike e një investigimi të plotë të rregullsisë së procedurave, ligjshmërisë dhe transparencës së ndjekur për dhënien e koncensionit të Inseneratorit të Tiranës; Realizimin e një analize krahasimore eko-socio ekonomike të insenerimit vs riciklimin si mënyra të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës; Realizimin e shkrimeve investigative  për ti ofruar publikut të afektuar informacione dhe argumenta për të pranuar, ose kundërshtuar këtë investim; Realizimin e tryezave advokuese të cilat ndihmojnë në ballafaqimin e qytetarëve të prekur me vendimmarrësit dhe forcojnë qendrimin qytetar në një letër publike.

 

 

Titulli i projektit:       Së bashku një sy për mjedisin II
Kohëzgjatja:             15 Mars 2018 –  15 Tetor 2018
Vendndodhja:            Tiranë
Mbështetur nga:        Programi “Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri” (SENIOR II) financuar nga Qeveria Suedeze në Shqipëri dhe zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC, Shqipëri 
Buxheti:                    2.594.000 Lekë           

Projekti ka për qëllim: Të nxisë zbatimin e politikave dhe praktikat më të mira që sigurojnë energji të pastër dhe të përballueshme për komunitetin në Shqipëri. Objektivat e projektit janë: Të sillet në tryezat e politkë bërjes qendrore dhe vendore rëndësia e investimeve në eficencen e energjisë në ndërtesa; Të rritet informimi dhe edukimi i publikut të gjerë dhe aktorëve të interesit mbi eficencën e energjisë në ndërtesa.
Qendra EDEN do të zbatojë këtë projekt në qytetin e Tiranës dhe rezultatet e pritshme për tu arritur janë: Rekomandimet konkrete të rrjetit të vigjilencës për politika dhe investime më të mira në rritjen e performancës së energjisë në ndërtesa vlerësohen nga vendimmarrësit; Bashkëpunimi i njësive vendore për përqasje në investime dhe politika vendore për rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa rritet dhe konkretizohet përmes programeve të shkëmbimi t dhe konferencave; Adresohen ngërçet e zbatimit të ligjit për performancën e energjisë në ndërtesa në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese Tregëtinë dhe Mjedisin; Rrjeti i vigjilencës ngre kapacitetet e tij dhe rrit pjesëmarrjen dhe influencën në sektorin e energjisë; Publiku i gjerë, brezat e ardhëshëm, politikanët e ardhshsëm, aktorët politikë aktualë informohen dhe rrisin njohuritë mbi rëndësinë e politikave dhe investimeve në eficencën e energjisë në ndërtesa.