Rreth Nesh
Cila është qendra EDEN?
Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) është një nga organizatat mjedisore më aktive në Shqipëri.
Misioni: Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.
Vizioni: EDEN beson se një zhvillim i qendrueshëm dhe mjedis i shëndetshëm është i mundur!
Organizata është themeluar në muajin Mars të vitit 2004, duke u shkëputur prej mbështetjes eksperte të ofruar nga Milieukontakt Oost Europa, dhe ka në përbërje të saj:
- Një grup trajnerësh të mirëstabilizuar të cilët i ofrojnë asistencë dhe ngritje kapacitetesh grupeve synuese të qendrës;
- Një grup Udhërrëfyesish Natyre i përbërë nga të rinj të përgatitur për të ofruar edukim mjedisor dhe guida në natyrë;
- Një grup vullnetarësh i përbërë nga të rinj të motivuar dhe të angazhuar në projekte të ndryshme ndërgjegjësimi me komunitetin;
- Një qendër burimore me një biblotetkë me libra të shumëllojshëm dhe informacion mjedisor, e cila është krijuar nga stafi i qendrës, dhurimet nga individë të ndryshëm dhe nga kontributi i partnerëve tanë;
- Qendër për Edukim Mjedisor - një qendër informacioni pranë Kopshtit Zoologjik aty ku grupi i Guidave Natyrore organizojnë aktivitete si orë të hapura, eksperimente në natyrë, orë laboratorike, guida natyrore, etj.
Për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj, qendra e fokuson punën në disa drejtime kryesore strategjike:
- Rrjetëzim dhe partneritet efikas për të ndikuar vendimarrjen, politikbërjen dhe vëmendjen publike përmes një fryme bashkëpunuese ndërmjet organizatave
- EDEN ofrues i shërbimeve dhe përqasjeve inovative (miqësore me mjedisin) në kuadër të reformës territoriale
- EDEN aktive dhe e ekspozuar në ndërmarrjen e tematikave të reja me pjesmarrje edhe të vullnetarëve dhe guidave natyrore
- “Brand-i” i EDEN mundëson dhe frymëzon marrëdhënie me partnerë dhe donatorë të mundshëm
- EDEN është një aktor i rëndësishëm në vendimarrje dhe politikbërje nëpërmjet vigjilencës mjedisore, advokimit dhe lobimit
Nëpërmjet këtyre drejtimeve, EDEN punon në 4 sektorë:
- Ngritje Kapacitetesh
- Edukimi Mjedisor
- Praktika të Menaxhimit Mjedisor
- Informimi dhe Pjesmarrja Publike
Pas më shumë se 12 vite bashkëpunimi, investimi, motivimi dhe punë intensive qendra EDEN ofron për grupet e saj të synuara shërbimet e mëposhtme: